Sun, 06 Jul 2008 05:50:06
    

Lexoni versionin Print

PS këmbëngul: Të shkarkohet Sefgjini

10 Maj- Kryetarja e Grupit kuvendor socialist tha se: “Shkarkrimi i drejtorit të Përgjithshëm të tatimeve

Sat, 10 May 2008 13:54:00

Partia socialiste ka dalë sërish në një konferencë për shtyp ku i ka kërkuar edhe një herë kryeministrit Sali Berisha, të shkarkojë nga detyra kreun e Tatimeve, Arben Sefgjini.

Kryetarja e Grupit kuvendor socialist tha se: “Shkarkrimi i drejtorit të Përgjithshëm të tatimeve duhet të kthehet në një problem shumë të madh të vendit”

“Duke marrë nën mbrojtje një të akuzuari për krim kryeministri i jep shkas krimit të lulëzojë. Me këtë qëndrim që ai mbën i bë bërë presion organeve të drejtësisë për mos zbardhjen e të vërtetës pasi e vërteta ka lidhje me kohën kur vetë Sali Berisha ishte kryeministër” – vazhdoi Leskaj.

Sipas saj edhe vetë Sefgjini nën mburojën e Kryeministrit paraqitet në sallën e gjykatës jo si i akuzuar por si akuzues dhe i bën presionit organit të akuzës në vend që të përgjigjet për akuzën.

Akuzat ndaj Sefgjinit

Arben Sefgjini në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohen si përgjegjës për rrëmbimin e Avdyl Loshajt, Ziso Kristopuli dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur dhe mendohet se është vrarë.

Sipas prokurorit të çështjes Xhevat Hana që hetoi për dy vite këtë dosje të “arkivuar” në policinë e shtetit, personat përgjegjës për këto tre rrëmbime, janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombtar.

Kështu, mesditën e djeshme, kur i pandehuri Arben Sefgjini me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, u përball për herë të parë me prokurorin e çështjes Xhevat Hana në sallën e gjyqit nuk ngurroi të shfryjë mllefin për rihapjen e dosjes dhe ngritjen e akuzës së rrëmbimit.

Por, edhe pse i pandehuri Sefgjini këmbënguli para gjyqtarit të masave Fran Prendi, se prokurori i çështjes Xhevat Hana kishte manipuluar në dosjen dorëzuar pranë kësaj gjykate për gjykim nga themeli dhe në përpilimin e kërkesës për caktimin e masës shtrënguese ndaj tij dhe dy ish-SHIK-asve, gjyqtari nuk ndryshoi vendimin e dhënë pesë ditë më parë për izolimin e tij në shtëpi.

Ky mos ndryshim i masës erdhi pas sqarimit të prokurorit Hana drejtuar gjykatës dhe vetë të pandehurit Arben Sefgjini, i cili pa lejen e gjyqtarit ndërpreu disa herë prokurorin në fjalën e tij, duke e kundërshtuar atë për akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas prokurorit, pretendimet e të pandehurit Arben Sefgjini, janë të pabaza pasi edhe në dosjen për gjykim edhe në kërkesën për caktimin e masës shtrënguese, vepra e ngritur ndaj tij është e sqaruar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Edmond Kokoli: - 05-12-08
    PS naziste me keqe se Itleri,ndrersa PD komuniste te degjeneruar.

    Z.Arben Zefgjini ja nga Ligji kushtetues do ta haje ja nga Zoti. Nga ligji kushtetues e mbron Saliu per momentin dhe me vone e vret si Enveri shoket e KQ. Ky do te jete perfundimi i te gjithe pjesemarresve, te PS apo te PD apo dhe atyre te tjerev ne parti qe kane dalur nga gjiri i te degjeneruarve te kuqe komuniste.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML