Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë turit të tij nëpër Shqipëri me temë “Hyrja në NATO” ka qëndruar në qytetin e Shkodrës ku dhe ka deklaruar se “Si Qeveria dhe opozita janë zotuar publikisht për të shembur murin e imunitetit”.
Sipas tij heqja e imunitetit të deputetit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për këtë vend.
“Mendoj se vazhdimi i reformës kushtetuese është dëshmi e një ndarje të përgjegjshme, të përgjegjësisë dhe vizionit të përbashkët për problemet themelore të këtij vendi” – tha Berisha.
Ndërkohë kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk eshte dakord me ndryshimet kushtetuese dhe është shprehur se: “Berisha flet për heqjen e imunitetit, kur është ai vetë që jep imunitet dhe mbron me kokfortësi të pashembullt njërin prej drejtuesve kryesorë të këtij shteti siç është kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini.