ALBA- Karabinierët e qytetit të Albës në Itali, kanë përfunduar gjatë natës një operacion kundër shfrytëzimit të qenieve njerëzore. Të arrestuar janë dy shqiptarë njëri 29 vjeç me iniciale M.S dhe tjetri 26 vjeç me iniciale G.P. I pari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni të minoreneve, ndërsa i dyti për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe për trafik klandestinësh dhe armëmbajtjes pa leje. Prej disa muajsh policia ishte në gjurmët e të dyve, duke gjurmuar nga makinat e tyre luksoze( nje Mercedes dhe një Alfa Romeo) pasi kishin nxjerrë jashtë në rrugë 6 prostituta, të moshave nga 17 deri 22 vjeç. Vajzat kishin kombësi të ndryshme, ishin 3 rome, 2 shqiptare dhe 1 braziliane. Vajzat prostituonin çdo natë në vendin e Albës dhe në mënyrë të veçantë në Piana Biglini, Vittoria e Pocapaglia.
Dy tutorët shqiptarë sapo i linin vajzat në vendin e punës rrinin në zonë me makinate tyre për të vëzhguar dhe për të evituar ndonjë problem që mund të lindtte me ndonjë 'klient' të prositutave, nëse ndonjëri nuk paguante. Por edhe për të eleminuar konkurrencën dhe 'ambientin përreth' tyre, nëse vinte ndonjë tjetër prostitute, për këtë arsye ata ishin edhe të armatosur më thika.
Por vajzat ishin të kërcënuara për t'u shitur dhe për t'u dhënë atyre një pjesë të fitimeve. Gjatë arrestimit disa prej tyre kanë pranuar që ishin të shfrytëzuara dhë kanë qenë të kërcënuara për të prostituar. Ato kanë treguar se ishin të detyruara që të kishin marrëdhënie seksuale me 5-6 klientë secila dhe paguheshin nga 50 deri në 200 euro për klient.
Të arrestuarit ndodhen në burg dhe u janë sekuestruar automjetet. Ndërsa njëra nga vajzat shqiptare prostitutë e cila rezulton pa dokumente policia ka përgatitur pezullimin nga Itralia, duke e rikthyer sërish në Shqipëri.