FIER- Shkatërrohet LSI-ja në qytetin e Fierit. Janë 275 anëtarë të kësaj partie që kanë vendosur të bashkohen me PS-në duke braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim. Haxhi Kalluci aktualisht nënkryetari i bashkisë së Fierit, por edhe kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e LSI-së. Kalluci ka vendosur të bashkohet me Partinë Socialiste. 'Meta po tenton të përçajë të Majtën duke bërë kështu lojëe Berishës'- është shprehur Kalluci. Deklarata të tjera të ashpra kanë ardhur në adresë të Ilir Metës, kreut të LSI-së, duke e akuzuar se ai po shet të Majtën për karrigen e tij, duke lënë këshut shumë socialistë pa punë. Kalluci ka shprehur keqardhjen e tij duke thënë se: 'Na vjen keq që Meta na tradhtoi"