Nard Ndoka pas rizgjedhjes së tij si kreu i partisë Demokristiane, ka paraqitur nismën e tij të re për të zëvendësuar së shpejti dy përfaqësues të PDK-së në qeveri. Bëhet fjalë për Zef Bushatin zv/ministër i Integrimit dhe Anton Gurakuqi, zv/ministër i Punëve të Jashtme. Ndoka ka konfirmuar për mediat se 'javën që vjen do të kem një takim me kryemnistrin Berisha, ku do t'i kërkoj zëvendësimin e Bushatit dhe Gurakuqit me dy emra të tjerë, përfaqësues të PDK-së'.
Ndoka deklaroi se emrat zëvendësues do të zgjidhen sipas kritereve të partisë Demokristiane, të cilat janë kriteret profesionale, por edhe kontributi në parti.
"Do të ketë një performancë profesionale që të mos bëjmë gabime, duke caktuar dy përfaqësues jo të denjë, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në performancat e tyre"- tha zoti Ndoka.