Sun, 06 Jul 2008 05:55:34
    

Lexoni versionin Print

Vdekja e Matildës, 3 mjekë para drejtësisë

12 Maj - Tre mjekë pritet të dalin para drejtësisë për ‘mosmjekimin e saktë’ të Matilda Petritit, e cila gjeti vdekjen vetëm nga një operacion i gabuar bajamesh.

Mon, 12 May 2008 12:18:00

Tre mjekë pritet të dalin para drejtësisë për ‘mosmjekimin e saktë’ të Matilda Petritit, e cila gjeti vdekjen vetëm nga një operacion i gabuar bajamesh. Mësohet se analizat dhe autopsia e saj do ti kalojnë prokurorisë, pasi dyshimi për vdekjen e saj bie mbi mjekun që bëri operacionin Xhevahir Hoxhallari, si dhe mbi dy mjekë të tjerë të QSUT-së, të cilët nuk kanë bërë ekzaminimet e duhura për gjendjen e rëndë të pacientes.

Ekspertët mjeko-ligjor dyshojnë se gabimi në operacion dhe më pas pakujdesia e treguar nga viktima ka shkaktuar hemorragjinë, e cila i mori jetën Matilda Petritit

Dora e mjekut Xhevahir Hoxhallari ka gabuar vetëm disa milimetra dhe më pas gjithçka ka përfunduar tragjikisht për 17-vjeçaren Matilda Petriti. Të paktën ky është konkluzioni paraprak i nxjerrë nga ekspertët mjeko-ligjor, të cilët prej disa ditësh po punojnë për zbardhjen e ngjarjes tragjike të radhës nëpër spitalet shqiptare. E ndërsa kanë zbuluar gabimet në ndërhyrjen kirurgjikale të mjekut pogradecar, ekspertët ligjorë dyshojnë edhe për pakujdesi shëndetësore të treguar nga viktima pas operacionit të kryer në klinikën e tij private në qytetin e Pogradecit.

Mjekët ekspertë dyshojnë se viktima mund të ketë acaruar plagën ose duke pirë lëngje të ngrohta, ose duke u kollitur forcërisht, dhe më pas gjithçka ka përfunduar tragjikisht. Por gjithsesi, zyrtarisht ende nuk ka asnjë përfundim nga ekspertiza mjeko-ligjore. Çdo qelizë dhe ind i viktimës i është nënshtruar ekzaminimeve laboratorike, nëpërmjet të cilave pritet të zbulohet arsyeja e shpërthimit të hemorragjisë 4 ditë pas operacionit. Këtë fakt e pohon edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj. Sipas tij, çdo qelizë e trupit të viktimës i është nënshtruar proceseve të ekzaminimeve laboratorike, rezultatet e të cilave do të nxjerrin në pah përse viktima ka pësuar hemorragji dhe nëse gjithçka ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së bluzave të bardha.

Rreth dy javë më parë Matilda Petriti gjen vdekjen si pasojë e hemorragjisë pas tre ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera. Për shkak të problemeve të shpeshta me bajamet që kishte Matilda, prindërit e saj, më 7 prill i janë drejtuar një klinike private në Pogradec, pronë e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindërve të saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndërhyrjen kirurgjikale kundrejt një pagese prej 11 mijë lekësh, 2 orë pas operacionit ka rekomanduar dërgimin e saj në shtëpi, pasi ajo nuk ka pasur më probleme. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu, pasi 22 ditët në vijim për Matildën kanë qenë me hemorragji, ku i është nënshtruar edhe 2 operacioneve të tjera derisa ajo ndërroi jetë në spital. Prindërit e saj, akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mjekun Hoxhallari, por edhe mjekët e QSUT-së, si përgjegjës të vdekjes së vajzës së tyre. Ndërkohë që deri më tani ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se hemorragjia ka shkaktuar vdekjen e 17 vjeçares Matilda Petritit.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • XHA MEMA: - 05-12-08
    Pakujdesia

    Sipas asaj qka lexova tashe dhe qka kam lexue me heret mendoj se duhet te marr dikushe pergjegjsine e vajzes Matilda Petritit.Derisa nuk ka pergjegjesi ska edhe sukses ne pune.Se po shihet se me te vertet eshte humbje e madhe te vdes vajza nga operacioni qe ka ber shoku Dr Xhevair Hoxhallari dhe dy mjaket tjere.Duhet te gjykohen valla se mjafte me pa pergjegjesi,deri kur keshtu ore?te ja leme drejtesis ,po drejtesise se drejte jo me dallavere edhe pse sot per njeiun e vdekur nuk po i japin aq randesi.Nese esht fajtore duhet te denohet pse jo?

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML