Ka ndrruar jete ne spital nje nga te aksidentuarit e sotem ne Shkoder. Megjithese mjeket kane bere te pamundur per ti shpetuar asaj jeten, 55 vjeçarja, Katrina Coba, nuk ka mundur ti beje balle plageve te marra.
Rreth 10 punëtorë kanë ngelur të plagosur ditën e sotme pasi kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar në greminë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Drisht – Fllak në afërsi të fshatit Vilz.
Kamioni i ndërmarrjes së rrugëve rurale ka qenë duke udhëtuar për rregullimin e rrugës kur ka devijuar për në përrua.
Punëtorët kur kanë parë devijimin e automjetit kanë kërcyer dhe janë hedhur prej tij duke ngelur gjithsesi të plagosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 5 autoambulanca, të cilat kanë transportuar për në spitalin e Shkodrës 10 vetë,
gjithashtu vazhdojnë kërkime mos ka edhe të tjerë të plagosur në vendngjarje.
Kamioni drejtohej nga Isuf Meraj. Nuk dihen ende shkaqet e devijimit nga rruga pasi Meraj eshte në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe jo në gjendje të përgjigjet.
Janë plagosur si rezultat i këtij aksidenti:
Marije Coba
Ded Preci
Rexhep Dusha
Enver Buhaj
Shaban Mali
Të plagosurit janë vizituar në spital nga kreu i qarkut.