Sun, 06 Jul 2008 05:52:22
    

Lexoni versionin Print

Imuniteti i Mediut, mbërrin dosja e plotë në Kuvend

12 maj, ora 16:35 - Ka mbërritur në Kuvend, dosja e plotë e Fatmir Mediut, nga Prokuroria.

Shekulli Online
Mon, 12 May 2008 16:40:00

 

12 maj- Ka mbërritur në Kuvend, dosja e plotë e Fatmir Mediut, nga Prokuroria. Këtë ka deklaruar Prokuroria e Përgjithshme për mediat. Në fakt ka qenë Komiteti i Mandateve që ka kërkuar dokumente shtesë para se të marrë vendimin për heqjen e imunitetit të Mediut. Dokumentet shtesë që ky Komitet ka kërkuar kanë të bëjnë me fakte dhe prova që vërtetojnë kompromentimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, në skandalin e fabrikës 'Albademil'. Heqja e imunitetit do të ndihmojë prokurorinë që të hetojë lirshëm Mediun. Në një konferencë të dhënë për mediat Ina Rama, kryeprokurorja, ka deklaruar se ekzistojnë disa urdhra të ish-ministrit në kundërshtim me aktet nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënjanimin e Shtabit të Përgjithshëm në procesin e caktimit të vendit të ngritjes së fabrikës, si dhe në urdhra që i jepnin të drejtën "SAC-Albademil" të demontonte fishekë të kalibrave që nuk parashikoheshin në vendimet për t'ia ngarkuar këtë proces kësaj firme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML