Fri, 25 Jul 2008 17:54:38
    

Lexoni versionin Print

Mediu, dëshmi para Këshillit të Mandateve javën e ardhshme

Arjan Madhi është shprehur se megjithëse dosja e prokurorisë ishte voluminoze ajo nuk përmban prova të mjaftueshme për fajësinë e Mediut lidhur me ngjarjen e Gërdecit.

Flamur VEZAJ
Tue, 13 May 2008 10:25:00

Këshilli Për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, pranë Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar për të dëshmuar në mbledhjen e ardhshme vetë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura ata kanë shqyrtuar dosjen voluminoze të prokurorisë dhe më pas kanë kërkuar që të dëgjojnë edhe vetë Mediun, para se të marrin një vendim për heqjen e imunitetit të tij, ashtu siç e ka kërkuar prokuroria.

Pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti i PD-së, Ilir Bano tha se dosja e prokurorisë ishte voluminoze dhe në të kishte edhe dokumente të cilat nuk janë publikuar.

Ndërkohë kryetari i Grupit parlamentar Republikan, Arjan Madhi është shprehur se megjithëse dosja e prokurorisë ishte voluminoze ajo nuk përmban prova të mjaftueshme për fajësinë e Mediut lidhur me ngjarjen e Gërdecit. “Dokumentacioni është një perceptim i rremë dhe i pamjaftueshëm” – është shprehur Madhi. “Me gjithë atë dokument prokuroria do të thotë se ai është i implikuar por në fakt dokumentacioni shtesë nuk përmban asgjë në ngarkim të tij”- tha ai.

Prokuroria e Përgjithshme dërgoi dje në Kuvendin e Shqipërisë materialet shtesë shkresore, për marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-Ministrin e Mbrojtjes, deputetin Fatmir Mediu, për ngjarjen e ndodhur më 15 mars në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës.

Sipas burimeve zyrtare pranë organit qendror të akuzës bëhet e ditur se materialet e dërguara në Kuvend janë rreth 700 faqe format A 4 , ku janë të detajuara të gjitha provat dhe dyshimet e ngritura në ngarkim të ish-ministrit Mediu për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Vepër kjo e konsumuar sipas akuzës me veprimet dhe mos veprimet e Ministrit Mediu, që në momentin e përpilimit të projekt-ligjit e deri te heqja e kompetencave Shtabit të Përgjithshëm për mbikëqyrjen e kësaj punishte demontimi municionesh ku humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë u plagosen.

Mësohet se dosja voluminoze prej 700 faqesh është depozituar mëngjesin e djeshëm pranë zyrës së Komisionit të Vlerësimit të Mandateve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Me dërgimin e këtyre provave, mësohet se kryeprokurorja Ina Rama ka nisur edhe një shkresë shoqëruese, ku njofton deputetet se nxjerrja apo publikimi i këtyre akteve në media, konferencë për shtyp apo servirje të tyre tek media të ndryshme do të vijojë me nisjen e procedimit penal.

Sipas burimeve pranë organit qendror të akuzës, kryeprokurorja Rama në materialet dërguar Kuvendit rendit me hollësi e detaje20 shkeljet ligjore të ish-Ministrit Mediu, nëpërmjet të cilave ka favorizuar haptazi kompanitë private SAC dhe "Alba Demil", duke u garantuar atyre fitim maksimal si dhe ka shpërfillur rregullat e sigurisë, mungesa e të cilave solli katastrofën me pasoja të rënda.

Dokumentet

Sipas materialeve tashmë të dërguar me hollësi pranë Kuvendit thuhet se ish-ministri Mediu ka iniciuar projektligjin për demontimin pas takimit me përfaqësuesin e "Southern Ammunition, Patrick Henry III" të dokumentuar me dëshmi dhe deklarata të ndryshme dhe çdo akt i ndërmarrë pastaj nga ish-ministri për organin e akuzës ka pasur si qëllim plotësimin e interesave të dy kompanive SAC dhe "Alba Demil".
 
Sipas materialeve shtesë, shkeljet që ish-ministri Mediu ka kryer nisin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u vendos draft oferta për demontimin e municioneve të kalibrit të vogël, duke paracaktuar kështu kompaninë "Alba Demil".

Më pas, sipas akuzës, shkeljet vijojnë meurdhrat e kundraligjshëm përngritjen dhe caktimin e ish-repartit të tankeve në Gërdec si vend i demontimit të municioneve, urdhërimin e Forcave të Armatosura të transportonin municionin drejt Gërdecit, duke humbur mbi 500 mijë dollarë nga ky proces, heqjen e kompetencave të Shtabit të Përgjithshëm duke ia kaluar Komandës së Forcave të Bashkuara që më pas vijoi me heqjen e mbikëqyrjes së këtyre punimeve dhe kalimin e tyre nën kontrollin e MEICO-s.

Sipas materialeve dërguar në Kuvend, me ngjarjen që ndodhi në Gërdec, janë cenuar rëndë një serë interesash të tjera të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë: cenimi i rendit dhe i sigurisë në rajonin që përfshiu ngjarja, si dhe dëmtimin e imazhit të shtetit, në raport me komunitetin, shoqërinë dhe më gjerë.

Të gjitha këto sipas organit qendror të akuzës "kanë ardhur si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës së tij, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes.
 
Të gjitha këto kanë lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec dhe kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të interesuara dhe të përfshira në procesin e demontimit të municioneve në ish-repartin ushtarak Gërdec. Në materialet dërguara në Kuvend, janë renditur fakse të ndryshme, projekt-ligje, drafte, akte-nënligjore, projekt-urdhra, urdhra, shkresa, procesverbale të ndryshme, raport dhe dëshmi të personave që kanë dijeni me çështjen ku kanë përfshirë ish-ministrin Mediu.

4 URDHRAT QË JANË SHOQËRUAR ME 20 VEPRIME TË PALIGJSHME

Vendimi i Këshillit të Ministrave i iniciuar nga ministri Mediu për marrëveshjen e çmontimit të municioneve, duke paracaktuar fituesin e këtij çmontimi

Miratimi i urdhrit për transportimin e municioneve nga Forcat Armatosura

Caktimi i vendit të demontimit të municioneve në Gërdec

Kalimin e Kompetencave të mbikëqyrjes së Gërdecit, nga Shtabi i Përgjithshëm ndërmarrjes MEICO

SHKELJET E KONTRATËS II

- Parashikohet kalimi i sasive dhe llojeve të municioneve të kalibrave 20-152 mm, në kundërshtim me vendimin e KM, që parashikon shitjen e kalibrave të vegjël.

- Kostoja e transportit të likuidohet nga ndërmarrja MEICO. Ky parashikim, sikurse kemi argumentuar më lart, bie ndesh me logjikën ekonomike të llogaritjes së kostos dhe mbulimit të shpenzimeve.

- Në pikën 7, ka urdhëruar që procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të kryhet në ish- brigadën e tankeve të kaluar në administrim të MEICO-s, në rajonin e Gërdecit, Vorë –Tiranë.

- Në pikën 7, ka urdhëruar ndërmarrjen MEICO, të vërë në dispozicion të procesit ambientet në administrim të saj… në rajonin e Gërdecit, pa përcaktuar raportin ekonomik të kësaj marrëdhënieje, çka ka sjellë në fakt vënien në dispozicion pa qira, kompanisë SAC- ALBA DEMIL, të të gjithë ambienteve.

- Në pikën 8, ka urdhëruar që ndërmarrja MEICO, përgjigjet për zbatimin nga kontraktoi të proceseve dhe standardeve të sigurisë, të masave të mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë së jetës e shëndetit të personelit. Ky urdhërim bie në kundërshtim flagrant me pikën IV/4 të vendimit të KM, në të cilën parashikohet se "procesi i çmilitarizimit dhe çmontimit, të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të forcave të armatosura….".

- Ka urdhëruar që ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarrja MEICO dhe jo nga Forcat e Armatosura.

- Në pikën 10, është parashikuar që Sekretari i Përgjithshëm të lëshojë lejet e eksportit për materialet e përftuara nga procesi i çmontimit, në një kohë që subjekti ishte i pa licencuar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • lili: - 05-13-08
    o buqe,koke turku vet po behet!

    Ne te behet njehere burr edhe te na tregoje pse e kush ndodhi GERDECI! ai vete po pranon te behet koke turku per Berishen! edhe besoj se nuk e ben kete per dashurine, qe ka per Berishen por vetem per interesin e vete!
    pra vetem kur denimi do te ishte i rend ai nuk do te pranoje te behet koke turku!

  • Buqja: - 05-13-08
    Koke turku

    FATMIR MEDIU_____________ KOKE TURKU______KURBANI I SALI BERISHES.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML