Sun, 06 Jul 2008 05:57:11
    

Lexoni versionin Print

Shkodër, hetime për aksidentin

Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Isuf Mehaj, 39 vjeç, për shkak të aksidentit të ndodhur paraditen e të hënës, në fshatin Drisht të rrethit të Shkodrës

Anila Dushi
Tue, 13 May 2008 12:37:00

Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Isuf Mehaj, 39 vjeç, për shkak të  aksidentit të ndodhur paraditen e të hënës, në fshatin Drisht të rrethit të Shkodrës, ku gjeti vdekjen 55 vjeçarja Katrina Coba dhe u plagosën 9 persona te tjera.

Isuf Mehaj drejtonte automjetin tip "Fiat Iveko" me targë SH 6133 C. Pas hetimeve në vendngjarje, ekspertët e policisë kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit Mehaj, është fajtor për aksidentin e rëndë.

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, është bërë ndalimi i tij, pasi  akuzohet për veprën penale, "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen".
 

Aksidenti ndodhi dje ne aksin rrugor Shllak-Postribe  kur nje kamion I ndërmarrjes se mirëmbajtjes se rrugëve ne Shkodër ku udhëtonin 10 punëtore ka dale nga rruga dhe eshte rrezuar ne nje gremine rreth 300 m te thelle.

Burimet nga spitali i Shkodrës bene te ditur dje se 9 nga punëtoret e plagosur janë çuar ne spitalin rajonal te Shkodrës. Te plagosurit ne kete aksident  jane Brahim e Rruzhdi Curi, Dede Preçi, Enver Buhaj,  Gjergj Zojza, Rexhep Dusho, Shaban Mali si dhe Marije Çoba.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML