Sun, 06 Jul 2008 05:53:51
    

Lexoni versionin Print

Aksident në Fushë- Krujë, plagoset rëndë një 35 vjeçar

Një makinë e tonazhit të rëndë, betoniere me targa të Tiranës është përplasur më një karrocë, në afërsi të fshatit Luz të Fushë – Krujës

Tue, 13 May 2008 09:47:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën nacionale Tiranë – Fushë Krujë. Një makinë e tonazhit të rëndë, betoniere me targa të Tiranës është përplasur më një karrocë, në afërsi të fshatit Luz të Fushë – Krujës.

Sipas policisë nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur rëndë një 35 vjeçar, drejtuesi i karrocës. Policia bëri të ditur gjithashtu se 35 vjeçari udhëtonte me karrocën dhe mendohet t'i ketë prerë rrugën betonierës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke dërguar të plagosurin në Spital Ushtarak ne Tiranë në gjendje kritike për jetën, ndërsa ka shoqëruar në polici drejtuesin e betonierës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML