Shefi i misionit të FMN-së në Shqipëri i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të përmirësojë raportin me biznesin.
"Në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve raporti i qeverisë tonë me sipërmarrjen private del i përkeqësuar"- tha shefi i misionit të FMN-së Geruin Bell.
Ne nje konference te perbashket per shtyp me Ministrin e Finanvace Ridvan Bode dhe kreun e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, Shefi i FMN ka renditur problemet qe kercenojne ekonomine shqiptare.
Ai ka cilësuar si shume problematike krizen boterore te ushqimeve e cila mund te rrezikoje te gjitha vendet dhe se inflacioni i cili ka arritur ne nivelin 4,4% sipas INSTAT-it nuk eshte “shume problem per vendin tone duke pasur parasysh kete tregues ne vendet e tjera”.
Sipas Bell deri ne fund te vitit inflacioni pritet te mbaj nivelin e 4% i cili eshte edhe kufiri me i larte i parashikuar nga BSH.
Por shton ai “qe te ruhet ky nivel inflacioni i cili eshte i pranueshem dhe i kontrollueshëm duhet pervec monitorimit te vazhdueshëm nga BSH edhe financimi nga buxheti i shtetit”.
Bell i kujtoi qeverise se “nuk duhet te ushtroje presione inflacioniste ne ekonomi nëpërmjet shpenzimeve buxhetore”, për këtë arsye është parashikuar edhe nje ulje e ketyre shpenzimeve dhe nje ulje e deficitit buxhetore ne masen 5.2% te produktit te brendshem bruto.
Nga ana e tij, zv.ministri i financave Sherefedin Shehu shtoi se: “Ne diskutuam me misionin e FMN-së dhe kemi rënë dakord për ruajtjen e deficitit vjetor në nivelin prej 5.2 % të PBB – së, njëkohësisht vërehet një performancë e mirë në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit dhe kjo performancë do të na ndihmojë dhe do të përdoret për uljen e presioneve inflacioniste dhe për të kontribuar gjithashtu për rritjen ekonomike të vendit tonë”.
Sipas tij problem i madh është Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare e cila aktualisht ka nje gjendje te dobët financiare. Problematike eshte niveli i madh i humbjeve dhe niveli i arketimeve te cilet duhet te rriten ende.
Probleme mbetet dhe klima e perkeqesuar midis mardhenieve te qeverise dhe biznesit. Sipas zotit Bell ne te gjitha raportet e nderkomebtareve raporti i qeverise tone me sipërmarrjen private del i përkeqësuar. Nje rrezik per ekonominë dhe financat e shtetit është edhe tejkalimi i kostove te rruges Durres-Kukes projekti me i madh infrastrukturor ne vendin tone. FMN-ja eshte shprehur pozitive per sa i perket situates inflancioniste ne vend.