Sun, 06 Jul 2008 05:48:23
    

Lexoni versionin Print

Opozita braktis seancen, kundershton ligjet e biznesit

15 Maj, ora 12.26 - “Është hera e parë në 17 vjet, që FMN i kërkon qeverisë të përmirësojë klimën me biznesin si dhe të shkurtojë deficitin buxhetor”- tha Malaj.

Thu, 15 May 2008 12:23:00

Deputetet e opozites kane braktisuar seancen plenare, ne shenje proteste kunder miratimit te ligjeve per biznesin, atij te Falimentimit dhe Procedurave Tatimore. Sipas tyre ligjet nuk jane konsultuar me biznesin dhe nuk kane si te miratohen sot.

Ligji i falimentimit që kërkohet të miratohet sot në Kuvend është shembulli më i keq kundra biznesit. Kështu është shprehur në fjalën e tij, deputeti i PS-së, eksperti i ekonomisë, Arben Malaj. Sipas tij  “ndërsa qeveria mburret për liri fiskale, dhe uljen e nivelit të taksave, Shqipëria është klasifikuar si vendi me lirinë ekonomike më të dobët,
dhe problemi thellohet edhe më shumë me miratimin e ligjit për Falimentin dhe Procedurat Tatimore”.

Malaj është shprehur se ligji për falimentimin është i deformuar dhe u jep ju pushtet absolut tatimorëve. Ndërkohë deputeti i PD-së, Dashnor Sula është shprehur se ligji i falimentimit është rezultat i një pune të kujdesshme.

“Qëllimi është të ndërhyet në ato elementë më thelbësore duke u dhënë pushtet organeve tatimore për të ndërhyrë në eliminimin e aktiviteteve fiktive të cilat janë spekulime për pastrimin e parave” .

Ai ka përmendur këtu hapjen fiktive të shoqërive të ndërtimit të cilat deklarojnë bilance negative duke ngelur borxh te shteti për miliona dollarë.

Por Arben Malaj ka kërkuar nga kryetarja e parlamentit të mos kalojë sot në votim ligjin e Falimentit, pasi ai nuk është diskutuar nga komuniteti i biznesit si dhe ka marrë reagime negative edhe nga organizma ndërkombëtarë si Banka Botërore.

“Është hera e parë në 17 vjet, që FMN i kërkon qeverisë të përmirësojë klimën me biznesin si dhe të shkurtojë deficitin buxhetor”- përfundoi Malaj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • lili: - 05-15-08
    shume vone po ju dell gjumi

    ju dell gjumi atyre edhe z. males kur punet jane aq M.. se nuk ka dreq qe i mbulon me...

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML