Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:45:04

Lexoni versionin Print

Uzina e Ballshit, Islami: Po kërkohet ti ulet vlera e privatizimit

13 Maj, ora 13.35 - Uzina po rrezikon të falimentojë sepse po largohen specialistët.”- tha Islami gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Enjte, 15 Maj 2008 13:33:00

Qeveria ka lajmëruar së fundmi pushimin nga puna të 300 punonjësve të Uzinës së Ballshit, ndërkohë që 150 vetë mendohet të hiqen nga puna së shpejti.

Sipas deputetit të PS-së, Kastriot Islami heqja e specialistëve nga puna dhe punësimi në të i militantëve të paaftë sjell uljen e vlerës së privatizimit, si për ARMO-n ashtu edhe për Albpetrolin.

“Uzina po rrezikon të falimentojë sepse po largohen specialistët.”- tha Islami gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Përmes një fletushke janë pushuar 300 kryefamiljarë, punonjës prej më shumë se 30 vitesh në atë uzinë. Ata si ka lajmëruar askush, dhe kjo nuk mund të jetë  reformë por veprim me prapavijë e interesa partiake, një veprim me afera korruptive, që do të bllokojë privatizimin- vazhdoi Islami.

“Privatizimi i uzinës tenton të dështojë pasi po ulet qëllimisht në mënyrë drastike vlera e saj. Ata po provokohen nga biznesi i kompanisë Gjanica që po mbahet me tenderët dhe është kthyer në një mjet korrupsioni në këtë zonë”- përfundoi Islami.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML