Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:02:42

Lexoni versionin Print

Balla: Kryeministri vizitor i shpeshtë tek shtëpia e Sefgjinit

15 Maj, ora 13.48 - “Besoj se Berisha i jep mjaft kurajo Sefgjinit. E them këtë sepse Sefgjini ka zhdukur një shqiptar ndërsa Berisha ka djegur të gjallë 26 shqiptarë, ka plagosur qindra të tjerë dhe ka lënë pa shtëpi mbi 300 familje”.

Enjte, 15 Maj 2008 13:46:00

Rezulton se kryeministri dhe miq të tij janë miq dhe vizitorë të shpeshtë të kreut të tatimeve Arben Sefgjini, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha. Deputeti i PS-së, Taulant Balla u shpreh se: “Kryeministri s’ka kohë të paraqitet në parlament dhe në zyrën e tij, pasi bën takime të shpeshta me Sefgjinin”.

Jam i sigurtë se Berisha me Sefgjinin nuk flitet aspak për zhdukjen e Remzi Hoxha as për takimin me Milloshevic, por për politikat tatimore” – tha Balla.

“Besoj se Berisha i jep mjaft kurajo Sefgjinit. E them këtë sepse Sefgjini ka zhdukur një shqiptar ndërsa Berisha ka djegur të gjallë 26 shqiptarë, ka plagosur qindra të tjerë dhe ka lënë pa shtëpi mbi 300 familje”.

“Ndërsa Berisha bën shoqëri Sefgjinit, ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu bën pushime në Amerikë”- vazhdoi Balla.

Për vitin 2006 Shqipëria u rendit e para në botë për ryshfete, ndërsa për vitin 2007 u rendit e treta në botë për korrupsionin, duke ja lënë vendin e parë dhe të dytë Kamboxhas dhe Kamerunit.

Në Raportin e Bankës Botërore “Doing business” në vitin 2008, Shqipëria renditet në vendin e 136, 50 vende poshtë Serbisë, 31 vende poshtë Bosnjes madje dhe na e kanë kaluar dhe Suinami vend shumë pak i dëgjuar në Shqipëri.

Sipas Ballës kjo ndodh ngaqë ka shumë korrupsion dhe të bësh biznes në Shqipëri duhet ta kesh mirë edhe me Ministrin e Financave dhe me të Ekonomisë dhe me kryeministrin.

alla u shpreh se qeveria nuk çalon vetëm në këtë drejtim por edhe sa i përket strategjive që duhet të bëni për të luftuar korrupsionin.

Fakti është që strategjia ska as objektivë dhe indikatorë konkretë. “Mungojnë mekanizmat për të hetuar pasuritë e individëve dhe më e vështira është të hetosh pasurisë e familjes Berisha. Ato vazhdohen të shtohen në mënyrë të tmerrshme për shkak të korrupsionit që ai dhe qeveria e tij po mbjellin në këtë vend” – tha Balla.

Po kështu u shpreh dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Sipas tij kryeministri nuk vjen në interpelancë për tejkalimin e pasurive. Atij i vjen turp për atë deklarim që ka bërë.

Kam mbledhur gjithë shifrat dhe ka rezultuar se pasuria e ministrave është shtuar me 1.5 milionë euro vetëm në një vit. “Rreth 11.1 euro në minutë rritet pasuria e qeverisë. Ndërkohë që paga është 8-9 euro. Kjo është sa buxheti i tërë me paga e pensione në Shqipëri” – tha Braçe.

Ndërkohë deputetë të PD-së janë shprehur se korrupsioni qëndron, por i njëjti korrupsion ndoshta më i lartë ka qenë në kohën kur drejtonte PS. Edi Paloka, deputet i PD-së është shprehur se: “Kjo drejtësi duhet të hapi dosjet e korrupsionit që janë në sirtarët e prokurorisë. Le ta heqim imunitetin dhe të përballemi me drejtësinë të gjithë, ju që keni qenë në pushtet dhe ne që jemi sot këtu, e ta shohim si dalim” – tha Paloka.

Ndërkohe Balla i ka pranuar fjalet e Palokes dhe eshte shprehur se: "Ne e pranojmë që ka pasur korrupsion dhe le të hetojë dosjet për korrupsion por ne nuk e kemi cuar Shqipërinë në vend të tretë për korrupsion. Sot kryeministri akuzohet për trafik armësh. Ministri i jashtëm akuzohet për 350 milionë euro korrupsion. Ish- ministri i brnedshëm ikën në Amerikë dhe nuk dihet në do kthehet më për tu përballur me drejtësinë.
Ju keni një qeveri që drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve që edhe nëse e ftojnë jashtë shtetit si përfaqësues i qeverisë, ju i thoni na falni se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitet, sepse është në arrest shtëpie"- perfundoi Balla.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML