Sun, 06 Jul 2008 05:58:23
    

Lexoni versionin Print

Dënohet me 25 vjet burg Arjan Zefi, vrau nënë e bir

15 maj, ora 16:02-Ka marrë vendim gjykata e rrethit të Shkodrës, ndaj Arjan Zefit, i cili vrau nënë e bir në 24 dhjetor të 2007, në Velipojë.

Thu, 15 May 2008 16:02:00

 

SHKODËR- Ka marrë vendim gjykata e rrethit të Shkodrës, ndaj Arjan Zefit, i cili vrau nënë e bir në 24 dhjetor të 2007, në Velipojë. Ai është dënuar me 25 vjet burg, për veprën penale të vrasjes me dashje. Në fakt Arjan Zefi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por ka përfituar nga burgimi i shkurtuar duke ulur kështu vitet e burgimit deri në 25 vjet.

Ngjarja ka ndodhur në 24 dhjetor, kur Arjani vrau Age dhe Rafael Prekën, nënë e bir për motive hakmarrjeje. Dy vjet më parë se të ndodhte vrasja, Age Preka e kishte plagosur të pandehurin Zefi për shkak të një grindjeje që kishte pasur mes tyre. Arjan Zefi dhe Familja Preka kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Por nuk ka vonuar dhe Zefi është përgjgjur ndaj fyerjes dhe plagosjes që i ka bërë gruaja duke i vrarë që të dy nënë e bir. Ngjarjae tmerrshem ka ndodhur në 2007, por sot gjykata ka vendosur masën e dënimit ndaj të pandehurit Zefi, duke i dënuar atë me heqje lirie për 25 vjet.
A.D


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML