Çelet forumi ekonomik botëror "Crands Montana" për të tretin vit radhazi.
Në qendër të vëmendjes do të jenë diskutimet për sistemin financiar, bankar, sektori energjetik, privatizimet dhe investimet e huaja si edhe shumë çështje të tjera që prekin jo vetëm ekonominë shqiptare dhe atë të huaj.
Do të zgjasë tre ditë dhe pjesëmarrës në të janë përfaqësues të lartë të biznesit vendas por edhe të huaj, po kështu marrin pjesë edhe drejtues të qeverisë shqiptare por edhe të atyre të vendeve të rajonit. Paneli i parë i nisur sot ka pasur në qendër sistemin financiar dhe ai bankar, i cili ka njohur ritme të shpejta zhvillimi jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjitha vendet e rajonit. Ndërkohë mbetet me rrezik ky sector, sepse mjafton një tronditje në një bankë dhe atëherë rreziku transmetohet në të gjitha bankat e vendeve të tjera.