SARANDË- Tashmë ka filluar sezoni veror, të çelur për turizmin, por prej disa ditësh në këtë qytet ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ka ndërprerë aktivitetin e rregullt të bizneseve që punojnë me energji elektrike, pasi mungesa e elektricitetit ka sjellë ngadalësim të punës. Deri tani, enti i transmetimit në rrjet të energjisë, nuk ka bërë të ditura arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Banorët dhe pronarët e bizneseve, që e vuajnë mungesën, thonë se 'edhe kur lajmërohen orarët e ndërprerjes në shumë raste nuk zbatohen, ndaj edhe jemi të detyruar që të ndërpresim çdo lloj pune dhe të hedhim në kosh produktet që prishen apo që rezultojnë si të pa ripunueshme'. Konsumatorët e energjisë shprehen skeptikë për ndryshimin e situatës, pasi premtimet e bëra edhe nga vetë kryeministri, se rajoni i bregdetit nuk do të njohë ndërprerje të energjisë gjatë sezonit "Verë 2008", nuk janë mbajtur.
L.S