Sun, 06 Jul 2008 05:50:54
    

Lexoni versionin Print

Shëndëlli, prej 15 vjetësh banorët s'paguajnë energjinë

15 maj, ora 18:14- Drejtoria Rajonale ose sic njihet ndryshe RMU e Gjirokastrës, ka konstatuar se fshati i Komunës së Xarrës, Shëndëllia, ka 15 vjet që s'paguajnë energjinë elektrike.

Thu, 15 May 2008 18:14:00

 

GJIROKASTËR- Drejtoria Rajonale ose sic njihet ndryshe RMU e Gjirokastrës, ka konstatuar se fshati i Komunës së Xarrës, Shëndëllia, ka 15 vjet që s'paguajnë energjinë elektrike. Ky fshat është krijuar nga banorët e ardhur nga zona e Mirditës, gjatë kohës së lëvizjeve demografike të brendshme. Kishte 15 vjet që familjet që banonin në këtë vend, kishin shtrirë rrjetin elektrik duke e vënë atë në funksion të ngrohjes, ndriçimit dhe shërbimeve të tjera, por kanë 15 vjet që nuk e paguajnë atë. Sipas drejtuesve të Ndërmarjes së Shitjes dhe Transportit të energjisë elektrike "kjo gjendje nuk mund të tolerohej edhe më tej". Ndaj një grup i organizuar dhe i ngritur enkas, në përbërje të brigadës së zonës, i ardhur nga Gjirokastra ka shkuar në fshatin Shëndëlli. Grupi ka kontrolluar lidhjet e ligjshme dhe të paligjshme dhe ka paralajmëruar banorët, se nëse nuk do të shlyenin detyrimin e mbartur prej disa vjetësh do t'u ndërpritej energjia elektrike, deri në pagesën e detyrimit ndaj Ndërmarrjes. Nga 75 familje që ka fshati Shëndëlli, 71 prej tyre nuk kishin paguar asnjë faturë gjatë këtyre viteve, duke iu detyruar KESH-it një shumë të konsiderueshme të hollash. Veç mospagesës së energjisë së harxhuar, specialistët kanë ndërprerë energjinë edhe për 27 lidhje të paligjshme. Ndërkohë që gjatë ndërhyrjes, banorët e Shëndëllisë nuk reaguan për të kundërshtuar masat e ndërmarra nga elektriku.
L.S


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML