Ndalohen 3 shtetas, dyshohen për tregtim të lëndëvë narkotike
15 MAJ, ORA 18:45- Grupi special i luftës kundër tregtimit të lëndëve narkotike dhe drogave, sot gjatë një kontrolli rutinë në segmentin rrugor Delvinë-Sarandë, tek kthesa e Shijanit, kanë ndalur makinën "Benc 3000". Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një sasi e dyshuar për lendë narkotike në formë pluhuri.
Thu, 15 May 2008 18:45:00
SARANDË- Grupi special i luftës kundër tregtimit të lëndëve narkotike dhe drogave, sot gjatë një kontrolli rutinë në segmentin rrugor Delvinë-Sarandë, tek kthesa e Shijanit, kanë ndalur makinën "Benc 3000". Automjeti me tre persona në kabinë udhëtonte në drejtim të Sarandës. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një sasi e dyshuar për lendë narkotike në formë pluhuri. Makina me targë SR 1326 B u bllokua së bashku me lëndën e pluhurit të gjetur, me qëllim që lënda e gjetur t'i nënshtrohet analizave të përmbajtjes se drogës dhe lëndëve narkotike, ndërsa emrat e personave nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve. Sipas burimeve policore të tre shtetasit që udhëtonin me këtë makinë janë vënë nën akuzë, por deri në vërtetimin shkencor në laborator të përmbajtjes kimike të lëndës së dyshuar do të ndiqen penalisht në gjendje te lirë. Dokumentacioni i plotësuar nga ekspertët do të shkojë në gjykatë nëse lënda do të provohet si e përfshirë në listën e drogave dhe lëndës narkotike të ndaluar me ligj. Deri në përfundim të analizës shtetasit do të gëzojnë lirinë. L.S
|