Sun, 06 Jul 2008 05:50:38
    

Lexoni versionin Print

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes "Hoxha", mungonin Kumbaro dhe Meçe

Sot pritej të niste gjyqi për dosjen "Remzi Hoxha", e cila ka 4 të pandehur në bankën e të akuzuarve, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe

Fri, 16 May 2008 14:23:00

 

Sot pritej të niste gjyqi për dosjen "Remzi Hoxha", e cila ka 4 të pandehur në bankën e të akuzuarve, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe. Megjithatë senca e parë e gjyqit është shtyrë pasi në sallën e gjyqit ka pasur mungesa të të pandehurve. Gjyqtari i kësaj çështjeje, Xhelal Elezi e ka shtyrë seancën pasi Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe mungonin në sallë. Budion Meçe ndodhet në spital në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, kurse Kumbaro rezulton i zhdukur prej 10 vjetësh. Asnjë nuke di vendodhjen e tij prej shumë kohësh. Për shkak të zhdukjes së tij gjyqtari i kësaj çështjeje Xhelal Elezi e ka shtyrë seancën deri në marrjen e një informaciuoni të fundit rreth tij.

Ndërkohë që seanca e sotme ka zgjatur vetëm pak minuta ndaj kreut të Tatimeve Arben Sefgjini, njëkohësisht edhe ish-kreu i SHIK-ut. Katër të pandehurit akuzohen për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha dhe rrëmbimin e torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshaj.

Mësohet se seanca e radhës do të nisë pas dy javësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Qerim Kelmendi,Peje,Kosove: - 05-17-08
    Udbashet qe vrane Remzi Hoxhen,te dorzohen siq u dorzua Serbia!

    KY Gjygje nuk po mbahet per ta zbardhur te verteten per te ndjerin Remxi Hoxha,por po behet qe te Balsamoset Dosja Remxi Hoxha?
    Remzi Hoxha eshte vrare nga Strukturat e UDB qe Operonin ne Shiperi,me lirshem se ne Zemun.Ne perjudhen prej vitit 1992 e deri ne vitin 1997,jane konsiliduar strukturat e UDB,si kurre me pare.Nuk mbahet mend qe te kene qene Strukturat e UDB me te konsileduara ndonjehere ne Historin e Shiperis,si gjate kesaj perjudhe,1992-1997.
    Bashkim Gazidede bashke me nje Agjent tjeter nga Maqedonia,me kombesi shqiptare, jane urdherdhenesit e arrestimit te Remzi Hoxhes.Dijeni per rastin Hoxha ka edhe Sherbimi Sekret i UDB,qe operonte ne Kosove,e qe ne Tirane dirigjohej dhe drejtohej nga Zyra Perfaqsuese e Kosoves.
    Shteti shiptare dhe Prokuroria e Shiperise e ka shume te lehte ta zbardhe kete Krim,qe nuk eshte i vetmi krim i UDB ne Shiperi.Edhe shume ushtare te UÇK,dhe atdhetare tjere na jane vrare dhe na jane plagosur ne territorin e Shiperise.Gjitha rastet jane konzervuar nga Shteti,dhe le qe nuk diskutohen,por kane frig edhe ti hapin,ngase i druhen vrasjeve te tjera.
    Uroj qe te zbardhet Ky Krim,dhe uroje qe Sali Berisha vet te Urdheroje Ministrin e Rendit,per ta arrestuar Gjeneralin Bashkim Gazidede,sepse mbi te rendojne edhe shume krime tjera te kryera ne vitet 1997,duke filluar me vrasje,e duke perfunduar me grabitje te pasuris,dhe kete pasuri e kane bartur Strukturat e UDB-se,ne drejtim te Beogradit,dhe ne sasi te vogla,per te humbur gjurme,edhe ne drejtim te Athines e Italis.

  • Fatmir Mehmeti: - 05-16-08
    Verini prangat krimineleve

    Verini prangat ketyre krimineleve!
    Ata te gjithe e kane hapur vete gropen e Remzi Hoxhes.
    Ne bote keto krime denohen deri ne 25 vjet, ndersa Sali Berisha e mban kete kriminel te sigurise se larte ne poste te larta shteterore. Nuk ka aresye tjeter vec perlyerjes se vete Berishes e Gazidedes ne zhdukjen e heroit te Kosoves Remzi Hoxha.
    Krime si ky jane te shumta nga bodyguardet dhe SHIk i Berishes ne 1992-1997. Njerezit me aksent shfaqeshin kudo ne hyrje pallatesh ku dhunonin gazetare si Adi Krasta apo Namik Hoti. Djegje gazetash me benzine si Koha Jone ne 1996.
    U masakrua police te Cakranit me bajonete nga njerezit e afert te Berishes.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML