Gjirokastër, Lunxhëria çel sezonin turistik
16 maj, ora 12:53 - Një një ceremoni të veçantë mesditën e së premtes komuna e Lunxhërisë, në rrethin e Gjirokastrës, ka çelur sezonin turistik. Krahina e Lunxhërisë përben një ndër zonat me vlera të rralla historike, etnografike, natyrore etj në Jug të vendit.
Blerim Kore
Fri, 16 May 2008 12:53:00
Një një ceremoni të veçantë mesditën e së premtes komuna e Lunxhërisë, në rrethin e Gjirokastrës, ka çelur sezonin turistik. Krahina e Lunxhërisë përben një ndër zonat me vlera të rralla historike, etnografike, natyrore etj në Jug të vendit.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësues të pushtetit lokal, banorë të zonës, lunxhiotë të ardhur nga zona të tjera të vendit, një grup turistësh të huaj etj.
Gjatë kësaj ceremonie eshtë çelur një ekspozitë fotografike me pamje nga vlerat turistike të zonës. Ndërkohë një pjesë e veçantë e këtij organizimi ka qenë edhe panairi i gatimeve tradicionale të amvisave lunxhiote.
Kryetari i komunës Ilia Kuro tha se: “Pasuritw historike dhe natyrore tw zonës zhvillimi i turizmit, dhe veçanërisht i turizmit familjar, shikohet si një element i rëndësishëm i zhvillimit social-ekonomik të zonës së Lunxhërisë”.
Aktualisht në fshatrat e kësaj zone si Dhoksat, Qesorat etj nga banorët kanë përfunduar investimet e para përsa i takon zhvillimit të turizmit familjar. “Këto investime kanë përfshirë përshtatjen me elementët tradiciona të zonës së ndërtimit të shtëpive të reja, lokaleve të shërbimit etj”, thotë kryekomunari Kuro.
Synohet që në javët në vazhdim zona e Lunxhërisë të tërheqë një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas dhe të huaj.
|