Premte, 08 Gusht 2008 02:32:05
    

Lexoni versionin Print

Carteron: Serbia, faktor destabiliteti

16 maj, ora 17.34 - "Për sa kohë që Mlladic dhe Karaxhixh janë të lirë, situata nuk mund të jetë e qetë” – tha Carteron.

Premte, 16 Maj 2008 17:31:00

Serbia përbën një faktor destabiliteti në rajon. Kështu ka deklaruar kreu i Krans Montanës, Jean Paul Carteron, i cili ndër të tjera theksoi se asgjë s’mund ta kthejë mbrapsht pavarësinë e Kosovës, e cila në këtë pikë duhet të mendojë për zhvillimin ekonomik të saj.

“Këtë mesazh i transmetova edhe kryeministrit tw Kosovws, Hashim Thaci. Kosova duhet të zhvillojë tashmë ekonominë. Askush nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi më 17 shkurt. Por për sa kohë që Mlladic dhe Karaxhixh janë të lirë, situata nuk mund të jetë e qetë” – tha Carteron.

Sipas Carteron, Kosova mbetet një nga vendet më të fuqishme për tërheqjen e investitorëve të huaj, dhe kjo, nisur nga burimet e shumta natyrore.

Zhvillimi ekonomik i Ballkanit, pritet të sjellë një realitet të ri ekonomik, por sërish sipas investitorëve ndërkombëtarë, synimi kryesor mbetet stabiliteti makroekonomik dhe investimet e huaja, sidomos në infrastrukturë.

Carteron: Shqipëria, e rrethuar nga BE

Në BE apo jo, në Nato apo jo, Shqipëria është e rrethuar tashmë nga BE.- Me këto fjalë Carteron ka shprehur realitetin ekonomik dhe zhvillimet gjatë viteve të fundit në Shqipëri.
 
“Nuk ka rëndësi në jeni pjesë e BE apo NATO- s. Tashmë jeni të rrethuar nga BE. Investitorë nga e gjithë Evropa presin të eksplorojnë Shqipërinë dhe të investojnë në këtë vend, dhe këtu nuk mund të lë pa përmendur hapat e mëdha përpara që ka bërë Shqipëria” – tha Carteron.

“Sigurisht, duhet më shumë, por fakti që Crans Montana vjen në Shqipëri për të tretin vit me radhe, do të thotë se Shqipëria ka tashmë një pamje tjetër në sytë e Evropës”.

I pranishëm në forumin e tretë të Crans Montana, kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë investitorët e huaj në vend.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML