Sun, 06 Jul 2008 05:54:46
    

Lexoni versionin Print

Dollari në rënie të shpejtë ndaj euros

16 Maj – Dollari ka rënë kundrejt euros me ritmin më të lartë të muajit pas një raporti që tregoi rënie të besimit konsumator dhe rritjes së çmimit të laftës në nivele rekord. Këto lajme rritën shqetësimin se ekonomia amerikane është në rënie.

Fri, 16 May 2008 20:11:00

16 Maj – Dollari ka rënë kundrejt euros me ritmin më të lartë të muajit pas një raporti që tregoi rënie të besimit konsumator dhe rritjes së çmimit të laftës në nivele rekord. Këto lajme rritën shqetësimin se ekonomia amerikane është në rënie.

Monedha amerikane ka rënë për herë të parë në 4 ditët e fundit, ndërkohë që ka qenë në rënie ndaj të gjitha monedhave.
 
“Dollari është nën presion” – tha Hidetoshi Yanagiahara, shef këmbimi në Mizuho Corporate Bank në Nju Jork. “Çmimet e larta të mallrave ndikojnë në besimin konsumator, duke hedhur një hije në ekonomi”.

Dollari ka rënë 0.9% deri në 1.5584 ndaj euros nga 1.5448 që këmbehej ditën e djeshme. Ai ka rënë me 1% ndaj yenit.

Monedha amerikane, e cila është rritur me 3.4% prej nivelit të saj më të ulët prej 1.6019 ndaj euros në 22 prill, ka rënë me 0.5% këtë javë.

Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohëve, 127.82 dollarë për barrel, ndërkohë ekonomistët kanë parashikuar se ai do të arrijë nivelin 141 dollarë për barrel në pjesën e dytë të këtij viti.

Banka Qendrore Europiane (ECB) ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit të dollari në nivelin 4% me qëllim kontrollin ndaj inflacionit, i cili është rritur me ritmin më të shpejtë të 16 viteve të fundit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML