Sun, 06 Jul 2008 05:55:43
    

Lexoni versionin Print

Pogradec, pista e vrasjes së emigrantit: hakmarrje për një femër të trafikuar

16 Maj, ora 22:45 - Emigranti 37 vjeçar, Toni Shyti, nga fshati Gështenjas, sapo ishte kthyer pranë familjes në Pogradec kur është qëlluar me arme zjarri

Bardhyl Berberi
Fri, 16 May 2008 21:50:00

Policia ka ngritur pistat e hetimit lidhur me vrasjen që u bë para pak ditësh në mes të qytetit të Pogradecit. Emigranti 37 vjeçar, Toni Shyti, nga fshati Gështenjas, sapo ishte kthyer pranë familjes në Pogradec kur është qëlluar me arme zjarri dhe është lënë i vrarë në lagjen nr 1 të qytetit. Policia thotë se vrasja është kryer nga një profesionist, vrasës me pagesë përderisa ishin arritur të fshiheshin të gjitha shenjat, dhe në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë.
Pista e parë që ka ngritur policia lidhur me këtë vrasje, është ajo e vrasjes për hakmarrje pasi i ndjeri dyshohet të kishte trafikuar një femër vite më parë.
Ndërsa pista e dytë është ajo e vrasjes për disa toka që ai kishte në Tushemisht në emrin e gruas së tij.
Policia ka ngritur pistat e hetimit, megjithatë deri tani asnjë person nuk është shoqëruar në polici.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML