Sun, 06 Jul 2008 05:45:35
    

Lexoni versionin Print

Vdekshmëri shumë e lartë foshnjore në Shqipëri

16 Maj, ora 22:50 - Matjet tregojnë se vdekshmëria e të miturve nga 0 deri në 5 vjec është 14 në 1 mijë fëmijë.

Fri, 16 May 2008 20:16:00

Nga studimet më të fundit në fushën e shëndetit publik në Shqipëri ka dalë se vdekshmëria foshnjore është ende në nivele të larta shumë larg objektivit të milleniumit të përcaktuar nga OKB.

Matjet tregojnë se vdekshmëria e të miturve nga 0 deri në 5 vjec është 14 në 1 mijë fëmijë. Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, dr.Halim Kosova, thotë se me një matje më të saktë vdekshmëria e fëmijëve do të ishte edhe më e lartë, ndërkohë që objektivat e Milleniumit kërkojnë një ulje të këtyre vdekjeve me 2/3 deri në vitin 2015. “Nga informacionet që unë kam, nga lëvizjet e pakontrolluara të popullatës, nga mosregjistrimi i njerëzve aty ku kanë shkuar, vdekshmëria e fëmijëve është më e lartë. 14 për 1 mijë është e lartë, por nëse kemi mundësi verifikimi më të saktë ajo do të jetë akoma më e lartë. Objektivat e Milleniumit e vëna për vitin 2015 janë shumë të vështira për t’u arritur dhe cdo ditë që kalon ne jemi shumë keq në krahasim me ato objektiva. Krijimi i një komitetit nacional për të plotësuar këto objektiva, dhe nisja e punës për rajonalizimin e kujdesit për paralindjen do të ishin një ide shumë e mirë, gjë që e kanë bërë me sukses edhe shumë vende të tjera” - thotë dr.Kosova.

Specialistët më të njohur të fushës mendojnë se pa u ngritur një system i integruar shëndetësor nuk mund t’i shërbehet si duhet as nënave dhe as fëmijëve. Dr.Halim Kosova thotë që nënave nuk mund t’u shërbehet vetëm në castet e fundit të lindjes, por duhet patjetër edhe gjatë barrës, duke i nxitur të bëjnë falas kontrolle dhe takime të vazhdueshme me personelin mjekësor.

Ekspertët vlerësojnë që ndonëse fondet e buxhetit të shtetit për mjekësinë po rriten çdo vit, vdekshmëria nuk po ulet. Drejtori i Qendrës Kombëtare për Cilësi, Siguri dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, prof.dr.Isuf Kalo, thotë se rreziku dhe mundësia e vdekjeve në spitale është në nivelet më të larta europiane. “Po të krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian, mundësia e vdekjes për 1 mijë banorë në Shqipëri është më e lartë nga të 15 vendet antare të BE-së, qoftë për fëmijët, për gratë apo edhe për burrat. Në Shqipër, mundësia e vdekjes së fëmijëve nën 5 vjec është shumë më e lartë se vendet e BE-së, madje më e lartë edhe se vendet fqinje në Ballkan” - thotë dr.Kalo. Numri vjetor i lindjeve ka rënë nga 90 mijë lindje në vitet ’90 deri në 35 mijë aktualisht, dhe nga këto rreth 10 mijë lindje trajtohen në kryeqytet. Shqipëria qëndron ende midis vendeve me lindshmërinë më të lartë në Europë, megjithëse lindjet kanë rënë me afro 2/3 këto 15 vitet e fundit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • lili: - 05-17-08
    e Josefina jone asgje ska per te thane ketu,bile si nene?

    Pse vdesim neper spitalet e shqiperise ,nuk ju behet vone pushtetareve tone:ato e kane te garantuar sigurationin per sherim jashte vendit ne çdo rast,nga paret tona!

    Vdisi pa marrak,ato jane shendosh e mire ,edhe per disa breza kane sigurue jetesen!

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML