Fri, 25 Jul 2008 18:07:13
    

Lexoni versionin Print

Ardian Hoxha: 13 vitet në kërkim të babait

17 Maj, ora 15:09- Djali i Remzi Hoxhës rrëfen ankthin e këtyre viteve, në kërkim të eshtrave

Flamur Vezaj
Sat, 17 May 2008 08:11:00

TIRANË- Është nisur mbrëmjen e së premtes për të qenë prezent në seancat gjyqësore, ku shpresë të vetme ka gjetjen e eshtrave të të atit. Për Ardian Hoxhën, është e vetmja pjesë e rëndësishme rihapja e dosjes së zhdukjes së biznesmenit shqiptaro -maqedonas në vitin 1995. Për gjatë 13 vjetëve në kërkim të eshtrave të babait, Adriani ka mësuar të vërtetat e dosjes së mistershme. Duket see di mirë pse është ekzekutuar i ati dhe misionin e tij në tokën mëmë. Por tashmë, asgjë nuk ka më rëndësi. E rëndësishme për të është një varr në të cilin të dihet që prehet i qetë Remzi Hoxha.

***

Kur i ati ndiqej nga regjimi serb, ka qënë vetëm 10 vjeç. Megjithëse fëmijë, Ardíani mban mend pothuajse çdo vend ku ka shtegtuar familja e tij, pothuajse në të gjitha trojet shqiptare për të siguruar mbijetesën. Që fëmijë, Ardíani e ka ditur mirë që i ati luftonte për një çështje të madhe, siç ishte çlirimi i Kosovës. Të thotë se për të përmbushur pikërisht këtë mision, në vitin 1994 është shpëngulur familja e tij në Tiranë. "Im atë kishte ardhur shumë më herët në Shqipëri pashapjes së kufijve. Kishte me mijëra fotografitë vendeve që kishte vizituar deri në kohën kur vendosi që edhe ne të vinim të jetonim këtu. Ai ishte i përndjekur nga regjimi serbpër shkak se aktiviteti i tij ka qenë kryesisht për çlirimin e Kosovës. Pas shumë keqtrajtimesh që ne kemi patur në Ferizaj dhe në Shkup, im atë besonte se në Shqipëri do të ndiheshim më të sigurt dhe për herë të parë kemi ardhur në vitin 1993 dhe jemi vendosur përfundimisht në vitin 1994. Të gjithë ne besonim se më në fund do të ishim të qetë dhe të sigurt, por ndodhi krejt e kundërta",- thotë Ardiani. Kur kishte vetëm 4 ditë që kishte filluar shkollën në Shqipëri, i atit ikën për të mos ukthyer më. Kur ishte ende fëmijë fillon dhe kalvari i jetës së tij.

***

Pas marsit të vitit '95 pritën për muaj të tërërikthimin e babait, por askush nuk iu dha asnjë shpjegim. Ardiani të thotë se janë kthyer në Shkup, pasi jetesa e tyre ishte e pamundur në Tiranë. Por kurrë nuk kanë reshtur së kërkuari Remzi Hoxhën. Që nga Shkupi e më pas Príshtina, së bashku me xhaxhallarët e tij ka takuar çdokënd që ka patur dijeninë më të vogël për fatin e të atit. Dhe tashmë, pas 13 vjetësh kërkim, Ardianithotë se :"Më vonë kam mësuar se im atë ishte pengesë për bizneset e qeverive ndaj dhe u përndoq dhe mor nga punonjësit e SHIK-ut". Nga ajo sa deklaron djali më i madh i familjes Hoxhaduket se pikërisht këto të vërteta që ai di, nuk mund të zbardhen në seancat gjyqësore. "Dënimi i personave të akuzuar është çështje e shtetit. Nekërkojmë trupin e babait tonë, ne kërkojmë ta varrosim atë,ne kërkojmë t'i dimë varrin dhe të na hiqet kjo barrë shpirtërore",- thotë Ardiani, që mesa duket është shpresa e vetme e cila do ta sjellë nga Príshtina në Tiranë, për të ndjekur çdo seancë gjyqi. Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon në gjykatë listën me 103 dëshmitarë për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Krimet e Rënda shtyjnë gjyqin, për lajmërimin e Budjon Meçes. Sefgjini, në gjykatë me makinën e shtetit

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon pranë togave të zeza jo vetëm dosjen hetimore, por edhe listën me 103 dëshmitarët e saj, me të cilët pretendon të provojë para gjykatës se katër ish-drejtuesit SHIK-ut, gjatë vitit 1995, kanë rrëmbyer dhe torturuar Remzi Hoxhën. Prokurori i çështjes, Xhevat Hana, bashkë me kërkesën për gjykim pritet të lexojë me hapjen e procesit gjyqësor edhe emrat e 103 dëshmitarëve, të cilët sipas akuzës zbardhin të vërtetën e rrëmbimit të Kristopulit, Loshajt dhe zhdukjen e biznesmenit kosovar, Remzi Hoxha. "Në listën prej 103 dëshmitarë të akuzës që do thërriten nga Gjykata e Krimeve të Rënda në procesin gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro ndodhen edhe emrat e ish-drejtuesve të lartë të SHIK-ut që kanë qenë në detyrë nga vitit 1995 deri në vitin 2004",-pohojnë zyrtarë të prokurorisë. Para gjykatës do të administrohen edhe dëshmitë e dhëna në fazën hetimore të shtetasit kosovar që jeton në Baden të Holandës, Avdyl Loshaj, i cili ka treguar të gjithë dhunën e ushtruar ndaj tij.

***

"Dëshmitari i parë që pritet të thirret para gjykatës për të dëshmuar mund të jetë ish-drejtuesi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili mbante postin drejtues në kohën e rrëmbimit të Remzi Hoxhës",-thuhet nga burimet. Gjatë ditës së djeshme, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku pritej zhvillimi i seancës së parë gjyqësore ndaj katër të pandehurve, togat e zeza shtynë seancën për të premten e ardhshme, për shkak të lajmërimit të Budjon Meçes, ky i fundit është në gjendje kome në spitalin "Nënë Tereza" si dhe të Ilir Kumbaros, vendndodhja e të cilit mendohet se është Anglia. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, që u zhvillua me dyer të hapura në katin e parë të kësaj gjykate, në sallën e mbipopulluar ndodheshin për herë të parë pjesëtarët e familjes së Remzi Hoxhës, të cilët kishin ardhur nga Kosova për t'u përballur me të akuzuarit për rrëmbimin e të afërmit të tyre. Në sallën e gjyqit, përveç avokatit të familjes Hoxha, Tom Gashi, ndodheshin edhe dy vëllezërit e Hoxhës, djali i tij dhe shumë miq e shokë të të zhdukurit. Trupi gjykues, me hapjen e seancës kërkoi verifikimin e të pandehurve në sallën e gjyqit, ku mungonte i pandehuri Budjon Meçe, i cilipërfaqësohej nga avokati i zgjedhur nga familja.

***

Avokati i Budjon Meçes ka kërkuar vazhdimin e gjyqit, pasi klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore e nuk mund të lajmërohet për procesin. "Klienti im është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mund të flasë, pasi ka pësuar trombozë në tru dhe ndodhet në gjendje kome. Kam prokurë nga familjarët të cilët kërkojnë që unë të mbroj interesat e Budjon Meçes në gjyq",-tha avokati Artan Kodheli. Edhe përkundër këtyre pretendimeve, gjykata vendosi të ndërpresë seancën, për të njoftuar të pandehurit Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro, apo familjarët e tyre për procesin gjyqësor. Katër të pandehurit akuzohen nga prokuroria për rrëmbimin e tre shtetasve, Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye dhe më pas është zhdukur që në vitin 1995.

Nexhmedin Hoxha pohon se ka garanci nga presidenti dhe kryeprokurorja për zbardhjen e zhdukjes së të vëllait

I vëllai i Remziut: Roja  në Vainimplikon SHIK-un

TIRANË-Asnjë çast nuk lëshon nga dora çantëne madhe ngjyrë kafe, ku di me saktësi çdo fjalë të shkruar në mijëra faqe. Dëshmi, shkresa apo edhe fotografi që ai ka mundur t'i sigurojë për 13 vjet në kërkim të eshtrave të vëllait të tij të zhdukur në Shqipëri ndodhen në atë çantë.Por më shumë se kurrë, vëllai i Remzi Hoxhës beson se tashmë është çështje kohe për të zbuluar makthin që i trazon shpirtin, për gjetjen e eshtrave të vëllait. Ka besimin e plotë se hapja e hetimeve do të hedhë më shumë dritë për jetën e Remziut si dhe për njerëzit që urdhëruan vrasjen e tij. Në një intervistë për "Shekullin", Nexhmedin Hoxha rrëfen të gjithë peripecitë e hequra për 13 vjet dhe dëshmitë e siguruara për fatin tragjik të të vëllait.

Z. Nexhmedin, keni 13 vjet që kërkoni zbardhjen e zhdukjes së vëllait tuaj. Tashmë që janë rihapur hetimet, besoni në këtë proces gjyqësor?

Absolutisht që po. Ne besojmë se gjithçkaka marrë për rrugë të mbarë. Është e para herë që ne jemi prezent në sallën e gjyqit dhe kjo për të treguar besimin tonë ndaj këtyre institucioneve. Ne shpresojmëse të paktën në këto seanca do të gjejmë trupin e vëllait. Deri më tani, në përpjekjen tonë për të zbardhur këtë ngjarje kemi qenë shumë të keqtrajtuar. Asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë informacion të vërtetë për fatin e Remziut.Përkundrazi. Me dokumenta zyrtare kemi marrë përgjigje që Remziu nuk është në duart e policisëapo dhe të SHIK-ut. Përgjatë kësaj kohe ne naështë imponuar një rrugë e gjatë dhe e dhimbshme ku jemi marrë melloj- lloj matrapazësh të cilët na kanë dëmtuar psiko-fizikisht, materialishtdhe sot gëzohem që jam gjallë. E rëndësishme është fakti se sot jemi këtu dhe ne do të kontribuojmë për të mos penguar drejtësinë dhe një herë e mirë të zgjidhet ky problem.

Ju thatë se besoni në një hetim të drejtë të çështjes. Përse jeni kaq optimist në rigjykimin e kësaj dosjeje?

Shpresat sigurisht që shtohen për faktetse për këtë çështje na janë dhënë garanci që nga Presidenti i Republikës, kryeprokurorja Ina Rama dhe nebesojmë se nga këtogaranci nuk do të ketë asnjë pengesë për zbardhjen e ngjarjes. Përveç kësaj, janë dëshmitarë që flasin për rrëmbimin e tim vëllait nga punonjës të SHIK-ut. Njërin prej tyre, që është dëshmitari kryesor në burgun e Vainit të Lezhës, e kam takuar edhe unë. Është personi që ka qenë roje në këtë burg. Ai më ka thënë vetë në sy se Remziu ka qenë4 ditë, ku është keqtrajtuar. Në ditën e pestë, nuk e ka parë më. Unë kamkërkuar edhe gropën ku dyshohej se është varrosur, por nuk kemi pasur sukses.

Veç kësaj dëshmie, a keni fakte të tjera?

Unë nuk mund të flas për këto fakte deri sa tashmë çështja është në hetim, por mund të them sejanë shumë dëshmiqëflasin për rrëmbimin dhekeqtrajtimin e vëllait tim. Por përveç këtyre dëshmive që flasin përekzekutimin e urdhritnga personat që janë vënë sot në bankën e të akuzuarve, për ne është shumë e rëndësishme të gjendet se kush e ka urdhëruar rëmbimin dhe zhdukjen e vëllait tim.

Ju thoni se këta persona që janë në bankën e të akuzuarve, janëzbatues të urdhrit. Kush janë për ju udhëruesit?

Bindja ime mëkonkrete është ajo çfarë ka deklaruar Avni Koldashidhe unëe përshëndes këtë për gatishmërinë që ka treguar për të ndihmuar familjen time në këtë odise të gjetjes së eshtrave të Remziut. Koldashi ka thënë se ka dorëzuar Remzi Hoxhën me pranga në duar në godinën e Shërbimit Informativ dhe se çfarë është bërë me të, nuk di asgjë. E para, është një person i akuzuar qëpranon faktin e arrestimit të tim vëllai dhe një tjetër që thotë se nuk e njeh fare. Pikërisht zbardhjen e kësaj të vërtete i takon gjykatës. Për neështë e qartë që këta njerëz janë zbatues dhe urdhri është lëshuar nga kreu më i lartë i Shërbimit Informativ. Shpresojmë se pikërisht në seancat gjyqësore të gjenden personat që urdhëruan zhdukjen e Remziut.


Avokati i familjes e cilëson skandal faktin që Sefgjini shkon në gjykatë me makinën e shtetit

Tomë Gashi: Sefgjini në detyrë, presion për gjyqin

TIRANË- Fakti që Arben Sefgjini, i akuzuari përzhdukjen e Remzi Hoxhës është ende në krye të detyrës është kosideruar si presion ndaj trupit gjykues. Të paktën këtë deklaratë ka bërë dje avokati i familjes, Tomë Gashi, sipas të cilit ky fakt përbën skandalin e radhës së dosjes së Remzi Hoxhës.

"Unë mund të them se ky është skandal në vetvete që një person i akuzuar për një krim kaq të rëndë, që është në arrest shtëpie,të vijë në seancat gjyqësore me makinëzyrtare dhe me autoritetin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe këtëta paraqesë si formë presioninë gjykatë"- ka deklaruar dje Gashi.Duke e konsideruar këtë fakt skandaloz, avokati i familjes Hoxha ka shprehur edhe skeptizmin e tij përsa i përket procesit gjyqësor të kësaj dosjeje. Duke iu referuar një dokumenti që mban firmën e ish- kryetarit të SHISH, Fatos Klosi,avokati të thotë se nuk janë vetëm personat e vënë në bankën e të akuzuarve autorët e vetëm të implikuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

"Nga dokumentet që ekzistojnë janë tëpaktën edhe 5 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.Nuk është e rastësishmetentimi i shkatërrimit të çdo gjurme të marrjes në pyetje të Remzi Hoxhës,ku pjesë e këtyre tentativave është edhe zhdukja e trupit të tij. Ne kemi bazapër dyshim qoftë dhe për faktinsepersonat kryesorë që kanë marrë pjesë në zhdukjen e Remziut në vitin 1995, janë sot në pozita kuçe të administratës shqiptare"- thotë avokati i familjes, Tomë Gashi. L.Çela

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • NANA: - 05-31-08
    REMZIU ESHTE I GJALLE

    AH SIKUR TE DIJA SE CMENDIME KANE KETA NJEREZ
    QE JANE DUKE MANIPULUAR ME NJEREZ TE NDERSHEM .A THUA DO TE DALE E VERTETA DHE A THUA DO TI PREK ME DORE ESHTRAT E REMZIUT ,SE AI NUK E KA MERITUAR KETE LOJE
    SE EDHE PER SE VDEKURI TE LUAJNE ME NJE NJERI QE QUHET HERO I KOMBIT SHQIPETAR. QE LUAJTI RROLIN E MADH . PER POPULL FLIJOI JETEN E TIJ E VURI NE RREZIK . A THUA MENDOJNE KETA NJEREZ QE NJE DITE DOTE DALIN PARA ALLAHUT TE MADHERISHEM
    .KU DO TE GJEJNE ATA VEND PER NE BOTEN TJETER .ATA NEKETE BOTE LEHT DO TA KENE
    POR NE BOTEN TJETER DENIM I DHEMBSHEM DO TI PRET
    CFAR MENDOJNE KETA NJEREZ
    QE JANE KUNDER POPULLIT LIRIDASHES
    NDOSHTA SKAM DITUR TE SHPREHEM
    POR TANI U BE VONE
    POR EDHE NE GJUME TE ME PYESIN DO TI PERGJIGJESHA
    PER VEPRIMTARIN E REMZIUT
    SE UNE E DI MUNDIN DHE SAKRIFICEN E TIJ SE SI AI EDHE BUKEN E MYKUR E HANTE.SEPSE KA PARE MJERIM NEPER SHTEPITE SKAMNORE TE POPULLIT SHQIPETAR
    KUR SHKONTE TI VIZITONTE TE VARFERIT I SHIFTE ME SKAMJE DHE AI GJITHMON KA HESHTUR
    POR KA VEPRUAR
    QELLIMET E VETA PER TI REALIZUAR
    MOS FOLNI ATE CKA NUK E KENI PARE DHE NUK E KENI NJOFUR
    KETE NJERI
    SE SI KA QENE DHE CPUNE KA PUNUAR
    LIRINE DHE TE DREJTAT PER TI FITUAR
    AH SDI SE SI DO TE JETE FUNDI
    I KETIJ NJERIU
    TE HESHTUR NUK E DI KU E KAN CUAR
    A ESHTE I GJALLE APO I VDEKUR
    FALEMINDERIT PER ATA QE SHKRUAJNE FJALE TE MIRA PER REMZIUN I FALEMINDEROJ

  • E.kulici: - 05-18-08
    Komentet me inate, shtojne dhimbjen e F.Hoxha

    Po te lexoshe me vemendje komentet e Merturit dhe te ketyre te tjereve, dele qarte se keta dine dicka per ngjarjen ne fjale,jane deklarime shume te forta qe bene Merturi kunder Kryeministrit dhe Qeverise, per te cilat mendoje se ky zoteri duhet te gjindet dhe te pyetet se nga i dine keto qe thote, dhe nese jane te verteta nje zgjidhje e ketije problemi do te jete me e shpejte se mendohet,vertete eshte rende per familjen Hoxha te jetoje kaq vite pa ditur te pakten vendin e eshtrave te babait, te vellait, pore eshte dhe me rende kure ne ketu te komentojme mbi kete ngjarje mare e mbrapshte duke shtuar dyshimet dhe dhimbjen ne familjen Hoxha,nuk di se kure do ta beshe shtetin ti Mertur, ose per cfare shteti mendone ti, pore di une dhe te gjithe se kure e kishe shtetin ti te akuzuareve per kete ceshtje ju dhe pafajesi dhe shperblim,tani shpresoje qe Drejtesia vertete te punoje per zbardhjen e kesaje ngjarje persa deshmitare pask, edhe ti Mertur me Tomorrin po te ishit sic shkruani do ta kishit ndihmuar familjen Hoxha, meqenese paskeni kaq dijeni.

  • Elio Gora: - 05-18-08
    Pozitive rihapja e procesit por mungojne provat e reja.

    Vertet proscesi i rihapur per Remzi Hoxhen eshte i veshtire per shkak te pluhurit qe ka rene per kete ngjarje por kam mendimin se ne doren e prokurorise nuk ndodhen prova te reja.Jam i bindur se pas mbarimit te afatit te parabugimit te personave te akuzuar si nga ana e policise,SHISH-it e prokurorise nuk eshte bere perpjekja me e vogel per te vertetuar plotesisht akuzen duke siguruar prova te reja.Kjo periudhe duhej te shoqerohej nga organet investiguese me veshgimin e tyre duke krijuar kombinacione te zgjuara per te shtene ne dore prova te reja.Eshte pak qesharake kur degjon se qenkan ne dispozicion mbi 1OO deshmitare dhe procesi nuk eshte kopsitur akoma.Nje nga arsyet qe coi ne pushimin e ceshtjes ishte mosgjetja e proves kryesore,pra mungonte kufoma e Remzi Hoxhes dhe perseri jam i bindur se nga ana e shtetit nuk do te jete bere asnje perpjekje per te gjetur kufomen qe mundesia me e madhe eshte te jete fshehur ne territorin e fshatit Vain te Lezhes ku fare mire mund te thireshin per ndihme edhe eksperte te huaj.Lind pyetja:Kush kane qene motivet per te kryer nga ana e SHIK-ut operacionin dhe qe rezultatet do te dilnin ne Lezhe.Shume komentues sjellin si variant ate se shteti shqiptar e zhduku Remzi Hoxhen pasi ky i fundit mesoi per takimin qe Berisha kishte realizuar ne Oher me Miloshevicin dhe Grigorovin.Une mendoj se shkaku nuk ka qene ky.Sherbimi sekret serb me synimin per te neutralizuar veprimtarine e Remzi Hoxhes si veprimtar i flakte ne organizimet e para te UCK-se i ofroi SHIK-ut Avdyl Loshajn per te cilin eshte dyshuar se ishte nje agjet dopjorol.Me ane te disinformacionit dhe me gojen e Loshajt zbulimi serb ka bere te mundur qe sherbimi sekret shqiptar te krijonte dyshime se Remzi Hoxha ushtronte veprimtari ne Tirane per llogari te zbulimit serb,keshtu qe duke u bashkuar me paaftesine profesionale te punonjesve te SHIK-ut te asj kohe qe nuk njihnin manovrat e zbulimeve te huaja,plani i tyre pati sukses.Une jam i bindur se trasportimi per ne Lezhe i Remzi Hoxhes nuk kishte si qellim zhdukjen por nepermjet filtrimit te tij te mesonin qelllimet e zbulimit serb dhe veprimtarine e Remzi Hoxhes ne sherbim te ketij zbulimi.Me pas sipas nje plani te percaktuar dhe aprovuar nga Bashkim Gazidede eshte synuar te rekrutohet ne sherbim te SHIK-ut.Duke munguar profesionalizmi duhet te jete perdorur jashte mase tortura metode se cilet Remziu nuk i ka rezistuar dot edhe per shkak te fizikut jo te mire te tij dhe per pasoje ka ardhur vdekja.Kjo veper penale ka ardhur per shkak te shperdorimit te detyres kurse fshehja e kufomes perben nje tjeter veper penale.

  • Tomor: - 05-18-08
    Hipokrizi,Krim dhe Ndeshkim

    Mertur vellai me hape syte. Duke lexuar shkrimin tend mu be e qarte pse Sali Berisha para nderhyrjes se NATO me ne krye Shtetet e Bashkuara, sulmonte ne shtup si i cmendur ushterine clirimtare te Kosoves me komandant Hashim Thacin tani kryeminister i Kosoves. Ata vriteshin dhe coptoheshin me Serbin dhe ne te njejten kohe matane kufirit ne Shqiperi Saliu si patriot i madh qe eshte dhe politikan mendje ndritur leshonte sharje e mallkime kunder UCK duke i quajtur Komuniste te shitur tek serbi. UCK i terboi serbet duke jua eresuar aresyen cka solli edhe pretekstin e pa kundershtueshem dhe te forte te nderhyrjes Amerikane me bombardimin e Serbise. Duket sikur ai nuk e ka dashur pavaresine e Kosoves dhe ndoshta DESHMITARET e flertit te tij me serbet, malazezet e maqedonasit.

  • Ardian Konomi: - 05-17-08
    Si qeveria e PD apo dhe e PS jane njesojh

    Ne kohen e qeverisjes se Sali Berishes,seshte kjo e vetmja ngjarje qe ka ndodhur.Ka shume raste te tilla.
    Le te shpresojme qe fajtoret do te marin denimin e merituar ?Por eshte shume e veshtire.Sic komenton dhe komentuesi i mesiperm(Merturi)Berisha ka gishte se ai eshte nje legen ose me mire nje frikacak saqe dhe ne vendin e tije te lindjes ne Tropoje nuk guxon te shkoje.
    Eshte shume e veshtire te gjendet fajtoret ose ne te kundertetn cdo gje mund te beje vaki.Qe kucedra Berisha te haje kelyshet e vete,per te shpetuar vete.
    Te gjithe njerezit politikane qe vijne nga kariget e gjenekologjise jane pjelle e komunizmit dhe ketyre nje dite do ta paguajne..................................................
    Le te shpresojme qe shqiperise nuk i kane munguar kure martiret per te mbrojtur nje popul shume te vuajtur.......

  • Merturi USA: - 05-17-08
    Ky eshte Bderisha

    Goni ! Nuk dini se c'fare shkruani.I ndjeri R.Hoxha sic shkrueht ne artikull,ndiqesh nga hafijet Serbe.I ndjeri dinte shume per tradhetit qe i beheshin kombit apo rraces Shqiptare,merreni si te duani.Arriti te zbuloi takimet e Arkanit,kriminelit Serb me shefin e SHIK-t Gazidede ne shkoder.Kur ti dhe une flinim te qete prane familjeve.Ishte ky Arkan qe kishte lare duart me gjak te rraces shqiptare(Kosovare).Zbuloi takimin teper sekret,ish presidentit Berisha prane nji fshatit buze Ohrit.Urdherin per arrestimin e tije me sa kuptohet,duhet ta ken dhene Serbet Berishes ose Gazidedes dhe nuk don shume mend per tu vertetue mbasi Berisha eshte sherbyesi me i devotshem ne sherbim te Serbakeve.Njekohesisht shume i zbuluar ne kete aktivitet tradhetar.Berisha U mundua te mashtroi delegacionin Kosovar per mos firmosjen e dokumentit ne Rambuje te frances.Furnizoi Motorrin ushtarak gjakatar serbe ndaj popullit te pa fajshem Boshnjak(pse ishin me besim Muhamedan)Deri diten kur u zbulua kjo embargo rrinte e mshefur mbrenda ndergjegjes te ndershmerit Berisha,pra nuk piptinte asgje,kur na burret se jam i ndershem,ashtu si e mburrin edhe te vetet per te ndershem,e sote te vetet po rrezervojne birucat e burgut neqoftese shteti po behet shtet.U vu me shpatulla per muri mbas botimit te librit te ish Presidentit Malazes Bullatoviq.Shtype i yne e quajtiEmbargoja PATRIOTIKE e BERISHES.Berisha c'do gje mund te jene,po i ndershem nuk ka kene dhe s'ka per te kene kurr.Kete e tregon CIVI-ja e tije ne sherbim te serbit,njekohesisht,tradhetar renegat i kombit te vete.U mundovte te pershkruaj shume shkurte.Te tjerve qe jane profesionista do te duhen ne mos muaj te pakten dite te tane per veprimet antikombetare ne kurriz te votuesit popull qe e kane zgjedhur per here te dyte ne krye te pushtetit.Ku ndershmeria e Berishes ne shenje rrespekti dhe mirnjohje vret te vorfnit e Gerdecit kur po siguronin me mund dhe djerse kashaten e bukes per te merrit ne diten tjeter te jetes qe nuk e arriten kurre.

  • goni: - 05-17-08
    hmm

    pse ka qen problem eleminimi i remzi hoxhes nga serbet e?pse duhet te jepte pikerisht berisha nje urdher te tille?mos ka qen spiun serb ky apo?se sherbimi sekret kto pune ka dhe jo te eleminoj biznesmen..se nqs do ishte ndryshe per arsye biznesi mund te ishte vrar dhe nga persona me pages dhe askush se kishte mar vesh..ky person perderisa pretendohet se esht keqtrajtuar ky person mund te ket ditur shum gjera dhe jo per biznes apo urdher nga arkani dhe cdo mut tjeter..ikni ore me perralla..

  • goni: - 05-17-08
    hmm

    pse ka qen problem eleminimi i remzi hoxhes nga serbet e?pse duhet te jepte pikerisht berisha nje urdher te tille?mos ka qen spiun serb ky apo?se sherbimi sekret kto pune ka dhe jo te eleminoj biznesmen..se nqs do ishte ndryshe per arsye biznesi mund te ishte vrar dhe nga persona me pages dhe askush se kishte mar vesh..ky person perderisa pretendohet se esht keqtrajtuar ky person mund te ket ditur shum gjera dhe jo per biznes apo urdher nga arkani dhe cdo mut tjeter..ikni ore me perralla..

  • Merturi: - 05-17-08
    Vdekje shtetit hipokrit ne dejt e te cilit mbjeton krimi

    Avokati Tom Gashi rrefen se ardhja e Sefgjinit ne gjyqe pa u shkarkuar nga detyra eshte skandaloze.Jo zotni, skandaloze eshte e gjithe struktura e Qeverise Berisha.Qe i ndjeri R.Hoxha ndiqesh nga hafijet shkije ne cdo vend banim,me binde mue se urdheri per eleminimin e tije eshte marre nga Berisha nepermjet Gazidetes.Ky i fundit u zbulua nga vet Hoxha ne pritjet e takimeve te mshefta ne Shkoder e ne thellesi te vendit me kriminelin ARKANI,ne takimet e mshefta te Berishes ne kufi prane Liqenit te Ohrit.Kryet e gjase eshte Berisha dhe Gazidede per kete vorbull krimi makabre.I vellai i te ndjerit Hoxha,Z.Nexhmedin canta e tije eshte nji kubik(Sic flitet ne bujqesi)Qe eshte pasurue me shume medikamente te vlefshme po,qe nuk ka gjetur terren per te vegjetue e verteta ne pushtetin,pa shtet te Berishes.Keshtu qe perrallat me kapadaillek dhe shume fodullek te Sefgjinit ne gjyqe si dhe mbrojtja me shume hipokrizi e Berishes qe i dhimbet zemra per humbje shpenzimesh,do te bejne qe kubiku CANTE ti vejn kriminelt te rrangut shtetror me shpatulla per mure.Kjo do jete prova qe populli shqiptare t'ja dije per nder viktimes Hoxha duke e vlersuar HERO per berjen e shtetit shtet.Vetme kur shteti te behet shtet Cubiku Cante do te shperthejne vegjetacioni e mbledhur per 13 vjet me nji plasje qe do te dermojne te gjitha te pa larat e demokracise dogmatike,kriminele berishiane.Remzi Hoxha duhet eshtnat e tije te prehen aty ku e meritojne deshmoret e kombit.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML