Sun, 06 Jul 2008 05:52:30
    

Lexoni versionin Print

Ekstradohen nga Anglia, të akuzuarit për pedofili me jetimët

17 Maj, ora 12: 00 - Ngashërime, lotë dhe frikë, mes tre fëmijëve që për katër orë radhazi dëshmuan skenat e dhunës seksuale në qendrën "His Children" para trupit gjykues

Sat, 17 May 2008 12:10:00

Janë ekstraduar sot nga Anglia dy shtetas të cilët janë akuzuar nga drejtësia shqiptare se kanë kryer veprën penale të abuzimit me fëmijë jetimë.

Dino Christodoulou 45 vjeç dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeç janë sjellë nga Londra për tu gjykuar lidhur me çështjen e abuzimit seksual me të mitur jetimë në shtëpinë e fondacionit “His Children”, në bashkëpunim me një tjetër të akuzuar David Brawn, i cili ndodhet nën hetim.

Sipas policisë, ekstradimi i dy shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Para dy ditësh Shqipëria u vizitua nga kryeprokurori anglez, Ken MacDonald, i cili premtoi për ekstradimin e dy shtetasve në Shqipëri, me qëllim që ata të përballen me drejtësinë për veprën penale që kanë kryer.

Sipas akuzës, arrestimi i shtetasit anglez, David Braun, u bë më 18-maj të vitit 2006, pas kallëzimit të disa të miturve endacak, të cilët akuzonin ish-administratorin e qendrës së bamirësisë "His Children" se abuzonte seksualisht me ta.

Ndërkohë, vetëm dy ditë pas arrestimit të Braun, policia shqiptare arrestoi edhe kuzhinierin e kësaj qendre, shtetasin Janaq Papleka duke akuzuar për "mos kallëzim krimi", pasi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se në qendrën "His Chidren" abuzohej me fëmijët.

Nuk kanë mjaftuar vetëm këto dy arrestime, pasi autoritete shqiptare kanë shpallur në kërkim edhe dy shtetasit e tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold, të cilët kanë qenë punonjës të kësaj qendre për disa muaj në Shqipëri.
 
Ata ishin larguar për në Angli dhe vetëm dje u bë e mundur ekstradimi i tyre për në Shqipëri me qëllim përballjen me drejtësinë.

Dëshmi nga gjyqi i Braun i kryer para dy ditësh në Tiranë

Ngashërime, lotë dhe frikë, mes tre fëmijëve që për katër orë radhazi dëshmuan skenat e dhunës seksuale në qendrën "His Children", të themeluar nga i pandehuri David Broun.

Në shoqërinë e prindërve dhe psikologëve, fëmijët kanë dëshmuar nëpërmjet një video-konference gjithçka ndodhte në qendrën e mësipërme, duke akuzuar kryesisht Dino Christodoulou dhe Robin Arnold.

Seanca gjyqësore u zhvillua në kujdes të plotë për të ruajtur anonimatin e fëmijëve, ku me ndihmën teknike të TVSH-së, iu ndryshua zëri dhe fytyra.

Sipas burimeve pranë Gjykatës së Tiranës, është pranuar kërkesa e prokurorit për të marrë dëshminë e tre të miturve, ku në mesin e tyre ishte një vajzë 15 vjeçe dhe dy djem njëri 7 dhe tjetri 11 vjeç.

"Gjatë dëshmisë së tyre, ata kanë konfirmuar dëshminë e dhënë para prokurorit të çështjes, Arben Dollapi, duke "fundosur" kështu tre të pandehurit e kësaj çështjeje",-pohuan dje burime nga gjykata.

Mësohet gjithashtu se tre të miturit, përveç abuzimeve me ta, kanë shpjeguar para gjykatës edhe për raste të tjera të ndodhura në qendrën e bamirësisë "Fëmijët e mi" nga të pandehurit.

***

"Shkak i mbajtjes së seancës gjyqësore me dyer të mbyllura ka qenë mosha e vogël e tre të miturve dhe ruajtja e identitetit të tyre.

Njëkohësisht, arsyeja e marrjes në pyetje të tre të miturve me anë të video-konferencës ka qenë kërkesë e prokurorit që ata mos të trembeshin nga salla e gjyqit, nga i pandehuri, avokati, prokurori, gjyqtarët dhe punonjësit e policisë që ndodheshin në ruajtjen e të pandehurit",-thuhet nga burimet pranë gjykatës.

Dëshmia më rrëqethëse ka qenë e djalit 7- vjeçar, i cili me lot në sy ka treguar abuzimet që kryenin të pandehurit ndaj tij, në orët e vona të natës.

Ndërkohë, edhe dëshmia e vajzës tashmë 15- vjeçare ka qenë shumë bindëse, e cila me zë të dridhur dëshmoi tmerrin përjetuar nga drejtuesit e kësaj qendre bamirësie ndaj saj dhe fëmijëve të tjerë që ajo i kishte parë në orë dhe momente të ndryshme brenda shtëpisë që ndodhej nërrugën "Dervish Hekali", në banesën private nr.32, në kryeqytet.

***

Edhe dëshmia e djalit 11 vjeçar, sipas gjykatës, ka qenë rrëqethëse dhe shumë e frikshme për një fëmijë të moshës së tij, pasi ka treguar abuzimet që i pandehuri Robin Arnold kryente ndaj tij, duke mos përjashtuar edhe të pandehurin që ndodhej në sallën e gjyqit David Braun.

"David më zhvishte dhe kryente veprime të turpshme në trupin tim",-ka thënë ai për gjykatën. Pas dëshmisë së tre të miturve, prokurori kërkoi nga gjykata ndërprerjen e seancës gjyqësore duke kërkuar shtyrjen e saj deri në javën tjetër për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë në këtë proces gjyqësor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Enzo Baltadori: - 05-17-08
    Fati i jetimeve si fati i Shqiperise.

    Kam pershtypjen se ky lajm nuk ka patur vemendjen e duhur nga mediat. Kjo grimce tragjike eshte nje nga mijera grimcat e mozaikut gri te realitetit Shqipetar. Kemi 18 vjet qe degjojme ngjarje qe nuk kane qene kure pjese e moralit Shqiptar. Si eshte e mundur qe keta jetime, krijesa te brishta dhe pa mbrojtje te lihen ne doren e krimineleveqe ti masakrojne qofshin keta te huaj apo dhe shqiptare. Cilet jane organet pergjegjese ne qeveri qe u ka dhene leje ketyre krimineleve te krijojne qendra te tilla bamirese ne vendin tone. Kush jane ata njerez qe paguhen per kete pune dhe duhet ti kontrolloje keto qendra e te kujdesen per keto femije? Nuk jane vetem te huajt por edhe shqiptare ndyresira qe kane perdhunuar femijet e pa mbrojtur, i kane nxjere ne shitje ne Shqiperi, Itali, Greqi e gjetke, kane bere mijra video pornografike e qindra miljona dollare ne kuriz te jeteve te shkateruara qe ne filize. Qeveritaret ashtu sic kujdesen per familjet e tyre dhe femijet e tyre te kujdesen edhe per ata qe nuk kane kend ne kete bote mizore. Ata nuk duhet ta shkelin mbi kushtetuten qe eshte vullneti i popullit duke perdorur policine, ministrine e brendeshme, shikun ushtrine shqipetare, gjykatat dhe prokurorine per te torturuar e zhdukur kundershtaret e tyre politike dhe ata qe demaskojne korupsionin dhe u thone te vertetat hapur per te informuar opinionin publik. A ka me Shqiperia profesore dhe analiste qe ti bejne nje rezyme te plote demeve ekonomike, sociale dhe morale qe i jane shkaktuar shqipetareve gjate ketyre 18 viteve te fundit?
    Kriminelet qe shuajne jetet e femijeve mundet edhe ti zhdukesh por vetem perkohesisht. Zgjidhja definitive e problemit eshte cfarosja e sistemit institucional koruptivo-kriminal qe ka hedhur renje ne Shqiperi.
    Personat te akuzuar per pedofili jane me emra skoceze , angleze, e greke, por jam i bindur se Emra shqiptare duhen reshtuar me akuzen per tradheti te larte ndaj popullit.

  • genti: - 05-17-08
    hmmm

    i fusni brenda keta pedofilat se njeri me duket qe qenka dhe me origjine greke..u jepni nga 20 vjet burg ashtu si ua bejn shqiptareve ne angli..i fusni ne burg me ata me burgim te perjetshem.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML