Partia socialiste ka kërkuar nisjen sa më shpejt të reformës në drejtësi. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj është shprehur se: “Partia socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj për fillimin e reformës në drejtësi”.
Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së saj ka dalë në prononcim edhe kreu i komisionit të ligjeve, Astrit Patozi. Ai është shprehur se komisioni do të nise punë shumë shpejt për reformën në drejtësi dhe se kjo kohë ka shërbyer për të reflektuar. "Ne nuk e kemi lene pas dore reformen ne drejtesi, dhe jemi te gatshem qe nese te gjithe jane dakord ta nisim nga imuniteti i deputeteve" - tha Patozi
Leskaj është shprehur se: “PS gjykon se nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të gatshëm për një proces tërësisht të hapur dhe gjithëpërfshirës që do të garantonte një reformë cilësore”.
Ajo ka përshëndetuar edhe deklaratën e bërë nga shefi i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Helmuth Lohan, duke e konsideruar ndihmën që BE i jep Shqipërisë, një kontribut shumë të çmuar për reformimin e sistemit të drejtësisë.