Është arratisur sot nga burgu, shtetasi Edmond Kabili nga Berati, i dënuar me 3.5 vjet burg, për trafik klandestinësh. Mësohet se Kabili ka kërkuar leje dhe më pas nuk është kthyer më në qeli. Por pas tre ore negociatash me policine, Kabili eshte bindur se duhet te kthehet ne burg dhe eshte dorezuar pas 3 oresh.
Policia ka nisur hetimit lidhur me këtë ngjarje dhe me procedurat e marrjes së lejes në burgun e Lushenjes.
Dhe ngjarja përsëritet !
Vetëm dy muaj më parë, nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel u arratisën dy të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkohë që kishin prerë hekurat e dritares me sharrë.
Ngjarja përsëritet megjithëse policia dhe të gjitha organet u zotuan se kjo gjë nuk do të ndodhte më.
Nga burgu i Burrelit ishte plani për tu arratisur në mënyrë spektakolare 75 vetë të sigurisë së lartë, ndër këta shumica të dënuar me burgim të përjetshëm dhe të tjerë me nga 20 vite e sipër.
Ndërkohë që tentativën e arratisjes e kanë vazhduar deri në ekzekutimin e plotë të aksionit vetëm dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, Fran Marashi dhe Preng Lleshi, të cilët mundën të sharronin telat e dritareve të banjës, të shqyenin murin dhe të kapërcenin pa u thënë asgjë rojet në rrethimin e jashtëm me tela me gjemba për t'u kapur vetëm pas 30 minutash nga policia e Burrelit në afërsi të Zenishtit, ku mendohej se i priste një makinë për t'u larguar. Ata kishin mundur të komunikonin me jashtë pasi iu gjetën dhe dy celularë dhe një bllok me numra telefonikë.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që grupi hetimor ka arritur në konkluzionin e shkeljes së detyrës nga drejtuesit e burgut si dhe varësisë së mëtejshme që nga shefi i policisë së burgut, shefi i regjimit të brendshëm dhe atij të jashtëm.
Burgu i "të fortëve"
Burgu i Burreli mund të quhet dhe si "burgu i të fortëve", pasi këtu vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm apo për vepra shumë të rënda penale persona me dënime maksimale nga gjykatat shqiptare si Zani Caushi, Lulzim Caka, Gaxhai, Jaho Mulosmani e shumë të burgosur të tjerë tepër të rrezikshëm.
Lulëzim Caka
Lulëzim Caka ose i quajtur ndryshe "i forti i Beratit", qëndron në Burgun e Burrelit prej disa vitesh. Ai ka mbërritur në këtë institucion nga Burgu i Peqinit. Caka është dënuar nga gjykata me 25 vjet heqje lirie, ndërkohë arrestimi i tij është bërë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe më pas është sjellë në vendin tonë nga Interpoli.
Jaho Mulosmani
Jaho Mulosmani, është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. Akuza që i ka dhënë këtë dënim maksimal 27-vjeçarit, është ajo e vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdarit. Ndërkohë, tani Mulosmani ndodhet në qelinë e Burgut të Burrelit, pasi dënimi që ka marrë do ta mbajë përjetë mbrapa hekurave të burgut.
Gazment Brraka
Gazment Brraka ose i mbiquajturi "Gaxhai" qëndron në Burgun e Burrelit prej disa vitesh. Gaxhai është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. Gazment Brraka, është një nga "vip"-at që vuajnë dënimin në këtë institucion të lartë sigurie dhe dënimi i dhënë e la atë përjetë në qeli.
Myrteza Çaushi
Myrteza Çaushi, ose Zani "jeton" prej vitesh në Burgun e Burrelit. Ai akuzohet për krijim bandash të armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje etj.
Është dënuar tri herë në Greqi, ndërsa gjykata i ka dhënë dënim maksimal me burgim të për përjetshëm.