TIRANË- "Plumbi që i ka shkaktuar vdekjen Gani Kamberit është qëlluar nga një distancë e afërt". Në këtë konkluzion ka dalë grupi i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, që për disa ditë ka ekzaminuar eshtrat e 50- vjeçarit nga Kashari.
Megjithatë, Mjekësia Ligjore nuk ka ndërmend të justifikojë pritshmërinë e organit të akuzës, për të përcaktuar nëse ngjarja e rëndë është vetëvrasje, apo vrasje.
Nga ajo sa thonë burime nga morgu, në raportin e përpiluar dje nuk i është dhënë fund kësaj dileme, por vetëm është përcaktuar shkaku i vdekjes.
Deklarohet se ky konkluzion është i njëjtë me ekspertizën e bërë në tetor të vitit të kaluar, mbi bazën e së cilit ngjarja u përcaktua si vetëvrasje.
Raporti
Ping-pong deklaratash mbi misterin e vdekjes së denoncuesit të skandalit tëtokave në Kashar. E ndërsa prokuroria priste përfundimin e ekspertizës ligjore për përcaktimin e vdekjes së viktimës, këta të fundit deklarojnë krejt të kundërtën. "Nuk jemi ne që përcaktojmë nëseviktima është vrarë apo vetëvrarë.
Këtë e bën grupi i hetimit, pas një sërë raportesh pjesë e të cilit është edhe ai i Mjekësisë Ligjore. Ne përcaktojmë vetëm çka i ka shkaktuar vdekjen",-ka deklaruar dje drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj.
Kështu mësohet se grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë ka përfunduar ekzaminimin e kufomës, ku në bazë të autopsisëështë përcaktuar shkaku i vdekjes së të ndjerit.
Sipas këtij raporti, që ende nuk është dorëzuar në prokurori thuhet se vdekja është shkaktuar nga arma e zjarrit. Sipas ekspertëve, plumbi që i ka marrë jetën viktimës është qëlluar nga një distancë e afërt,çkaka shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme.
Sipas burimeve të grupit të ekspertëve të Mjeksisë Ligjore thuhet se raporti përfundimar është pothuajse i njëjtë me atë të muajve më pare, mbi bazën e të cilit u përcaktua se viktima ka vrarë veten. E ndërsa familjarët denoncojnë ngjarjen si vrasje, zyrtarët e Mjekësisë Ligjore nuk i kanë dhënë fund dilemës mes vrasjes apo vetëvrasjes së Gani Kamberit.
***
Sipas tyre, përfundimi i raportit të tyre duhet krahasuar me të dhënat kriminalistike dhe konkluzionet përfundimtare që hartohen nga grupi i hetimit të dosjes.
Raporti është thuajse i njëjtë me ekspertizën e parë, të bërë 6 muaj më parë, megjithëse zhvarrimi u krye për të zbardhur në mënyrë përfundimtaremisterin e vdekjes së Gani Kamberit.
Mosgjetja e gëzhojave në vendngjarje, dëgjimi i dy krismave, pozicioni i plagës dhe i trupit të mbuluar ka bërë që jo vetëm familjarët, por edhe prokuroria tëdyshojë se Kamberi është ekzekutuar, për shkak të konfliktit të pronave në Kashar.
Për shkak të këtyre dyshimeve u krye pak ditë më parë dhe zhvarrimi i viktimës pas një urdhri të përbashkët të kryeprokurores Ina Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
Versioni i policisë është hedhur poshtë nga familjarët, të cilët kanë pohuar se Kamberi nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten. Më tej ata kanë shtuar se i vetmi konflikt që mund t'i ketë "ngrënë kokën" është ai i tokave, për të cilën Gani Kamberi edhe ishte plagosur.
Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor në lidhje me vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave nga ish- zyrtarët e komunës së Kasharit, prokuroria ka evidentuar që viktimës i janë vjedhur dhe tjetërsuar rreth 10 mijë metra katrorë tokë në zonën industriale të Kasharit.
Prokuroria e Tiranës bën gati fletë-thirrjet për dëshmitarët e parë të çështjes
Vdekja e Kamberit, gati lista me 20 dëshmitarë
TIRANË- Prokuroria e Tiranës liston emrat e 20 personave që do të merren në pyetje nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur tetorin e vitit të kaluar në komunën e Kasharit, kurshtetasi Gani Kamberi u gjet i vdekur me një plumb në pjesën e prapme të kokës.
Burime nga kjo prokurori pohuan se grupi hetimor ka përgatitur listën me emrat e personave që do të merren në pyetje, të cilëtmendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Sipas akuzës, në këtë listë gjenden edhe emrat e atyre individëve me të cilët viktima mendohet se ka pasur konflikte për çështje pronësie si dhe të 11 të arrestuarit për vjedhjen e pronave në Kashar, pasi mendohet se ata mund të kenë dijeni në lidhje me ekzekutimin e tij, meqenëse mendohet se ai është vrarë dhe jo vetëvrarë.
Prokuroria e Tiranës ka ngritur së fundmi hipotezën se 50- vjeçari Gani Kamberi është vrarë, përkundër asaj të ngritur në fillim se Kamberi i kishte dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Hetimet mbi një vrasje të mundshme morën shkas nga pretendimi i familjarëve të Gani Kamberit, të cilët hodhën poshtë versionin për një vetëvrasje të tij.
Trupi i pajetë i 50- vjeçarit Kamberi u gjet tetorin e vitit 2007 buzë një përroi në komunën e Kasharit, pak kilometra larg Tiranës. Sipas të dhënave hetimore, viktima kishte marrë një plumb në pjesën e prapme të kokës. Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, por pa mundur të gjejnë gëzhojën.
Nga ana tjetër, të afërm të viktimës pretendojnë se ditën e ngjarjes kishin dëgjuar dy të shtëna armësh. Kufoma e Gani Kamberit u zhvarros ditët e fundit për t'iu nënshtruar edhe njëherë ekzaminimeve nga ana e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë- Ligjore. F.Vezaj