Premte, 08 Gusht 2008 02:41:15
    

Lexoni versionin Print

Zyra e Konsulencës anketon 200 biznese

17 Maj, ora 14:30 - Anketimi ka si qëllim tërheqjen e mendimit të biznesve në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës në lidhje me problematikën që ata ndeshin në veprimtarinë e tyre të përdishme

Blerim Kore
Shtune, 17 Maj 2008 09:38:00

Rreth 200 veprimtari të biznesit prodhues dhe tregëtar në Qarkun e Gjirokastrës janë përfshirë së fundi në anketimin e organizuar nga Zyra e Konsulencës së Biznesit.
 
“Anketimi ka si qëllim tërheqjen e mendimit të biznesve në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës në lidhje me problematikën që ata ndeshin në veprimtarinë e tyre të përdishme”, pohojnë organizatorët e tij.

Sipas organiztarorve anketimi i ndërmarrë parashikon pyetje për kapacitet e biznesve në fjalë, burimet e tyre financiare dhe njerëzore, marrëdhëniet që bizneset kanë vendosur me njeri-tjetrin apo me organizmat tatimore dhe ato shtetërore etj.

Mbështetur mbi të dhënat që do të vilen nga ky anketim konsulentët e biznesit synojnë përpilimin e një strategjie në lidhje me mbështetjen që mund ti japin zhvillimit dhe ecurisë së biznesit në rajonin jugor.

Nga ana e Zyrës së Konsulencës së Biznesit në Gjirokastër vazhdon përgatitja e skedave të veçanta për bizneset e mesme dhe të vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Zyra e Konsulencës disponon aktualisht dosje të veçanta për rreth 300 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Gjirokastrës ndërkohë që stafi i saj vazhdon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarive të biznesit të mësëm dhe të vogël në rajonin jugor të vendit.

Çelja e kësaj zyre e cila ka si synim ti japë ndihmesë zhvillimit të biznesit të mesëm dhe të vogël në Qarkun e Gjirokastrës  u bë e mundur në kuadër të programeve ndërkufitare Intereg III.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML