Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:07:30

Lexoni versionin Print

Starton projekti rajonal për folklorin

17 Maj, ora 15.50 - Nisma synon promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Jugut të Shqipërisë dhë zonës se Zagorit (Greqi) nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta si festivale, konferenca shkencore, publikime në media etj

Shtune, 17 Maj 2008 08:16:00

Ka startuar në fundjavë në kalanë e gurtë të Gjirokastrës një projekt rajonal i Shoqatës “Miqësia” në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Gjirokastër dhe bashkinë e Zagorit (Greqi) në lidhje me përkujdesjen karshi trashëgimisë kulturore, folklorike dhe etnografike në Jugun e Shqipërisë dhe veriun e Greqisë.

Projektin rajonal “ Promovimi i veprimtarive kjulturore-artistike-garanci për identitetin e përbashkët dhe bazë për integrimin ndërkufitar” ka çelur siparin në skenën e gurtë të Festivaleve Folklorike Kombëtare në kalanë e Gjirokastrës. Të pranishëm në këtë promovim kanë qenë përfaqsues të pushtetit lokal, administratës vendore, specialistë te folklorit, trashëgimisë kultutore,intelektualë, gazetarë etj.

“Nisma synon promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Jugut të Shqipërisë dhë zonës se Zagorit (Greqi) nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta si festivale, konferenca shkencore, publikime në media etj”, thotë një ndër realizuesit e kësaj nisme, Stefan Arseni. Projekti ka një shtrirje  kohore dy vjeçare dhe realizimi i tij mbështetet nga BE-IPA, Komponenti i Bashkëpunimit Ndërkufitar.
 

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML