Shtune, 04 Korrik 2009 15:52:57

Lexoni versionin Print

Vrasësi: Allahu më tha të vrisja hallën

2 qershor/ ora 17:21- Megjithë hetimet intensive të specialistëve të policisë gjatë ditës së hënë 32-vjeçari Vladimir Ademi nuk i dha policisë asnjë version të qartë në lidhje me shkakun që e nxiti të rrihte për vdekje hallën e tij 43-vjeçaren Dashuri Hodobashi. Pas ngjarjes të së dielës në fshatin Vinokash 2, të Komunës Ballaban, të rrethit Përmet, kur 32-vjeçari rrahu dhe keqtrajtoi për vdekjen hallën e tij, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Hene, 02 Qershor 2008 17:21:00

 

Megjithë hetimet intensive të specialistëve të policisë gjatë ditës së hënë 32-vjeçari Vladimir Ademi nuk i dha policisë asnjë version të qartë në lidhje me shkakun që e nxiti të rrihte për vdekje hallën e tij 43-vjeçaren Dashuri Hodobashi. Pas ngjarjes të së dielës në fshatin Vinokash 2, të Komunës Ballaban, të rrethit Përmet, kur 32-vjeçari rrahu dhe keqtrajtoi për vdekjen hallën e tij, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas burimeve të hetimit në policinë e Gjirokastrës, autori nuk ka mundur të artikuloje asnjë shkak të qartë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kur si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e tij halla 43-vjeçare, humbi jetën pas disa orësh në spital. V. Ademi i cili vitet e fundit kishte filluar të pinte hape pasi shfaqte shenja depresioni mes të tjerash i ka pohuar policisë se shkaku që ai e kishte goditur hallën e vet duke e lënë të përgjakur në dyshemenë e banesës ishte se ajo nuk duhet të dilte nga shtëpia. “Ajo nuk duhet të dilte nga shtëpia, madje as për të punuar arat pasi Allahu më kishte thënë që ajo duhet të qëndronte në shtëpi”, i ka pohuar Ademi grupit hetimor. Sipas policisë mesditën e së dielës kërkesat e 43-vjeçares, e cila ishte e sëmurë mendore, për të dalë nga shtëpia ishin bërë më këmbëngulese. “Unë i thashë që të mos dilte por ajo filloi të më kundërshtonte kështu që unë fillimisht i bërtita që të qëndronte në shtëpi por më pas nuk më kujtohet se çfarë ndodhi ndodhi”, i ka pohuar 32-vjeçari policisë ndërkohë që tronditja e tij psikologjike ka ardhur duke u rritur pasi mori vesh se e afërmja e tij kishte humbur jetën në spital si shkak i plagëve të rënda.

Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Gjirokastër mesditën e së dielës në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Përmet ka ardhur një telefonatë se autori i keqtrajtimit qe solli si pasoje vdekjen, menjëherë pas kryerjes së veprës penale është larguar nga banesa. Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, të mbështetuara edhe nga efektivat e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. "Në këto kushte policia realizoi një operacion të mirorganizuar për ndalimin e autorit të ngjarjes", thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. Pasi kanë bërë krehjen dhe rrethimin e zonës përreth fshatit Vinokash 2 policia ka bërë te mundur ndalimin e 32-vjeçarit Vladimir Ademi në vendin e quajtur pylli i Ballabanit. Pas ndalimit ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku dhe i është nënshtruar hetimit në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve të para të policisë nga keqyrja e vendit të ngjarjes dhe trupit të viktimës ka rezultuar se shkaku i vdekjes së 43-vjeçares Hodobashi ishte dhuna e ushtruar mbi të nga nipi i saj V.Ademi. Viktima ka qenë e martuar në Berat , por pas vdekjes së burrit së bashku me dy fëmijët e saj është rikthyer në shtëpinë e babait, ku prej vitesh jetonte me nipin e saj Vladimirin. Sipas policisë të dy fëmijët e viktimës aktualisht janë në shtëpinë e fëmijës në fshatin SOS, për arsye se Dashuri Hodobashi nuk i mbante dot se ishte e sëmurë mendore, me kartelë.

"Shtetasi Vladimir Ademi shpesh herë eshte mjekuar, pasi shfaqte shenja depresioni, por jo i regjisturar me kartelë", thotë polica lokale. Muajt e fundit debati mes nipit dhe hallës kishte filluar të ashpërsohej pasi nuk e lejonin njeri-tjetrin të dilnin nga shtëpia ku më këmbëngulese në këtë drejtim ka qenë kërkesa e 32-vjeçarit mesditën e së dielës. Po ate dite kur Dashuria mbeti e vrare per shkak te dhunes, ata kanë debatuar sërish me tone të ashpra, konfirmojnë burimet policore. Në këtë situatë i nipi ka filluar të godasë hallën e vet me grushte dhe shkelma duke e rrahur dhe e keqtrajtuar atë. Madje të thirrurat dhe britmat e saj kanë tërhequr edhe vëmendjen e komshinjve të cilët kanë vrapuar në banesën e tyre. "E gjetëm Dashurinë të shtrirë në dysheme dhe të mbytur me gjak ndërsa i nipi vazhdonte ta godiste me shkelma", i ka pohuar një dëshmimtar okular policisë. Pasi autori është larguar nga vendngjarja banorët e fshatit kanë bërë transportimin e të plagosurës për në spitalin e qytetit të Përmetit. Sipas bluzave të bardha ajo paraqiste plagë dhe fraktura të rënda në të gjitha pjesët e trupit. Megjithë kujdesin e mjekëve si pasojë e plagëve të mara 43-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën pas disa orësh në spital.

Mbi V. Ademin rëndon akuza për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen". Ditën e martë pritet që Gjykata e Faktit Gjirokastër në një seancë të veçantë gjyqësore të marrë vendimin në lidhje me këtë ngjarje.

.

B.K


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML