Tiranë- Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve vendosi sot për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Mbledhja u zhvillua pa praninë e medias dhe në fund të saj, anëtari i Këshillit, deputeti Neritan Ceka bëri të ditur përfundimin e diskutimit për të gjitha propozimet e paraqitura për ndryshimin e rregullores
Sipas tij, Këshilli integroi dhe një propozim të deputetit socialist, Ylli Bufi, për ato pika të rregullores që lidhen me ndryshimet e fundit kushtetuese. Çështja më e diskutueshme ishte mënyra se si do të procedojë Kuvendi në rastet e propozimeve që vijnë nga Këshilli i Ministrave, nga Presidenti ose nga KLD.
Për këtë, sipas Cekës, është gjetur zgjidhja, që siguron integritetin ligjor të kandidatëve dhe nuk krijon konflikte. Kur komisioni konstaton që kandidati nuk i plotëson kushtet ligjore kjo kompetencë i kalon kryetarit të Kuvendit për ta diskutuar me institucionet propozuese, para se të kalojë në seancë plenare.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë amendimin e nenit 111 të rregullores parlamentare, që bën fjalë për emërimet në organet kushtetuese që bën Kuvendi ose për rastet e dhënies së pëlqimit