Tiranë- Gjykata e Tiranë dënoi sot me 10 vite burg të një 36-vjeçar, që akuzohet për vrasjen e motrës.
Nuhi Prapa akuzohet për vrasjen e motrës së tij, Sulbie Islami, 33-vjeç, vrasje e ndodhur në vitin '99, e cilapër 8 vite me radhë u konsiderua si vetëvrasje.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore që iu bë viktimës, ka rezultuar se rasti konkret ishte një vrasje dhe jo vetëvrasje. Ndëkohë që edhe vetë 36-vjeçari pranoi autorësinë e krimit.
Ai deklaroi gjatë marrjes në pyetje se e motra kishte lidhje jashtëmartesore, e për këtë ai e vrau.
Ngjarja ndodhi në 5 qershor të vitit 1999, ku viktima 33 vjeçare u gjet e ekzekutuar me armë në banesën e saj nëTiranë. Ngjarja u trajtuar si vetëvrajse dhe prokuroria për këtë shkak e pushoi çështjen, deri sa u gjetën prova për rihapjen e hetimeve.
Nuk u desh shumë dhe e vërteta doli në dritë, ndërkohë që autori sot mori masën e dënimit. Gjatë pretencës, prokuroria kishte kërkuar për atë, 18 vite heqje lirie.