Premte, 05 Dhjetor 2008 00:08:35

Lexoni versionin Print

Kapet me 8 doza kokainë, arrestohet

4 korrik, ora 20.28- Peqin- Një 27-vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Bardha Nergjoni
Premte, 04 Korrik 2008 20:25:00

Peqin- Një 27-vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Sipas policisë, 27-vjeçarit Adriatik Rranci, i janë gjetur 8 doza të paketuara droge, të futura në një qese plastmasi me peshë nëntë gram, të cilat dyshohet se janë të llojit kokainë.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se Rrancit iu sekuestrua një krehër pistolete me shtatë fishekë dhe 12 fishekë të tjerë të futur në një qese plasmasi.

Nga ana e sektorit të Antidrogës po punohet për të zbuluar destinacionin e sasisë së kokainës dhe prejardhjen e saj.

Ende nuk bëhet e ditur nëse i ndaluari ka qenë përdorues droge apo thjesht shpërndarës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML