Berat- Shisnin ujin e tubacioneve për ujë të ambalazhuar. Pesë aktivitete private të palicensuara janë bllokuar në qytetin e Beratit, pasi rezultonin se ndërhynin në rrjetin e ujit të pijshëm dhe më pas e tregtonin.
Bllokimi ka ardhura pas një kontrolli që u ëhstë bërë firmave në dokumentacionin përkatës, pas të cilit ka dalë në dritë se 5 firma tregtonin ujë të pijshëm pa u pajisur me licencë.
Denoncimi i bërë fillimisht nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Berat se shumë aktivitete private tregtonin ujë të pijshëm ka bërë që dje në këtë qytet të shkonte vetë drejtori i Basenit në Fier, Arjen Grabovari.
Drejtoria që administron vendburimet e ujit të pijshëm nëpërmjet drejtorit Grabovari mësohet se ka ushtruar një sërë kontrollesh në aktivitetet që tregtojnë ujë në qytetet Kuçovë, Urë Vajgurore e fshatrave përreth.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuara se pesë aktivitete nëpërmjet boteve mbushnin ujë në vend burime të ndryshme dhe e tregtonin atë pa asnjë miratim nga Baseni i Fierit pa asnjë lloj licence dhe jashtë çdo kushti të higjienës.
Menjëherëjanë marrë masat për bllokimin e aktiviteteve të cilave u janë bllokuar dokumentacionet deri në marrjen e një mase ndaj tyre. Problemet e shfaqura kohët e fundit në lidhje me ndotjen e ujit të pijshëm në qytetet Kuçovë, Urë Vajguore e shumë fshatra ka bërë që shfaqej ndjeshëm fenomeni i shitjes së ujit të Bogovës, por që ka rezultuar aktivitet i palicencuar.