Tiranë- Minatorët përgatiten për një protestë masive në Tiranë, që pritet të zhvillohet javën tjetër.
Sipas organizatorit të grevitsëve, Fiqiri Xibri, po punohet që protesta të jenë e organizuar mirë dhe të ketë pjesëmarrje të gjerë nga të gjithë minatorët në rrethe. Në funksion të kësaj proteste, sipas tij janë mbyllur grevat e urisë së minatorëve në rrethe.
“Menduam se është më mirë që greva e urisë të vijojë vetëm në Tiranë dhe jo në rrethe. Nga kolegët e rretheve na mjafton mbështetja dhe solidarizimi dhe fakti që ata të jenë me ne në protetsën që të do zhvillojmë para kryeministrisë”- tha ai.
Ndërkaq, greva e urisë së 12 minatorëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 18-të. Minatorët i janë rikthyer grevës normale, dhe kanë nisur të marrin uje dhe lëngje, që i kishin ndërprerë prej disa ditësh.
Kërkesat e minatorëve mbeten të njëjta dhe janë sipas tyre krejt ekonomike. Ata kërkojnë rritjen e pensionit, uljen e moshës së daljes në pension dhe miratimin e statusit të minatorët.
Por edhe pas kaq ditësh në grevë, asnjë reagim nuk ka pasur nga qeveria, e cila në këmbim të kërkesave të tyre ka dhënë vetëm heshtjen.