Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:39:05

Lexoni versionin Print

Gjendja Civile, shqiptarët në sistem elektronik

5 korrik, ora 14.07- Tiranë- Të dhënat për të gjithë shtetasit shqiptarë janë hedhur tashmë në sistemin e ri elektronik të gjendjes civile.

Shekulli Online
Shtune, 05 Korrik 2008 14:05:00

Tiranë- Të dhënat për të gjithë shtetasit shqiptarë janë hedhur tashmë në sistemin e ri elektronik të gjendjes civile. Lajmi është bërë public nga vetë drejtori i përgjithshëm i Gjendjeve Civile, Armand Teliti gjatë një konference për shtyp.

“Ka përfunduar procesi i hedhjes së të dhënave në sistemin e ri elektronik, ashtu si ishte parashikuar që më parë”- ka thënë sot ai.

Ndërkohë tani, sipas tij, po punohet kontrollin, verifikimin, pastrimin dhe certifikimin e të dhënave për shtetasit shqiptarë, në mënyrë që të shmangen dublikimet.

Kjo procedurë është premtuar se do të marrë fund brenda muajit korrik, në të gjitha gjendjet civie në rang republike

Sistemi i ri, sipas Telitit do të krijojë regjistrin e parë elektronik të shtetasve shqiptarë, nga i cili do të dalë edhe lista e ardhshme e votuesve. Kurse, në tetor, sipas tij, shqiptarët do të kenë sistem të sigurtë dhe bazë të shëndoshë për shërbime të tjera që burojnë pre tij.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML