Hene, 08 Shtator 2008 12:28:03

Lexoni versionin Print

Zona muzeale në Gjirokastër, godinat në rrezik nga lëkundjet sizmike

5 korrik, ora 16.35- Gjirokastër- Rreth 28 për qind e godinave në zonën muzeale të qytetit të gurtë, apo 1/3 e tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë nga lëkundjet e tokës. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe pothuajse të gjitha objektet që mbajnë statusin “Monument kulture” të kategorisë së parë.

Entela Bani
Shtune, 05 Korrik 2008 16:32:00

Gjirokastër- Rreth 28 për qind e godinave në zonën muzeale të qytetit të gurtë, apo 1/3 e tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë nga lëkundjet e tokës. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe pothuajse të gjitha objektet që mbajnë statusin “Monument kulture” të kategorisë së parë.

Të dhënat janë publikuar nga specialistët italianë, të cilët prej gati 1 viti janë duke punuar për vlerësimin e rrezikut sizmik në brendësi të kësaj zone. Sipas inxhinierit të projektit Transizmik, Bruno Bonifacci në analizë janë marrë të gjithë elementët që përbëjnë qendrën e mbrojtur të qytetit të Gjirokastrës.

”Duke ekzaminuar në veçanti gjendjen e godinave dhe numrin e kateve kemi identifikuar sa janë ndërtimet që paraqesin problem për sa i përket rrezikut sizmik. Të gjitha të dhënat e mbledhura si gjatë punës për krijimin e hartografisë, të rilevimit të ndërtesave etj janë përpunuar dhe prej tyre janë prodhuar analizat për godinat dhe infrastrukturën në tërësi”, ka theksuar Bonifaci.

I nisur qysh prej gati një viti, ky projekt mjaft i rëndësishëm që për herë të parë zbatohet jo vetëm në Gjirokastër, por është një risi për zonat e mbrojtura në të gjithë vendin, transizmik e ka parë pjesën muzeale të qytetit të gurtë në shumë aspekte dhe hollësi.

“Ky është ekzaminimi i qendrës historike nga një pikëvështrim krejt të ndryshëm nga ai që është parë deri tani, për sa i përket arkitektonikës dhe bukurive, por kemi parë gjendjen e konservimit të godinave dhe gjendjen e përgjithshme të saj. Këtë gjendje e kemi vlerësuar duke marrë për bazë shumë parametra, të cilët janë analizuar në hollësi. Nga 982 ndërtesa të marra në shqyrtim, rreth 250 prej tyre paraqesin rrezik të lartë dhe shumë të lartë sizmik. Ajo që na surprizoi ishte fakti se pothuajse të gjitha shtëpitë e kategorisë së parë paraqesnin gjithashtu rrezik të lartë sizmik”- tha ai.

Sipas tij, një pjesë e mirë e ndërtesave janë shumë të larta dhe gjatë ndërtimit të tyre, teknikat nuk e kanë parashikuar këtë rrezik. Njëkohësisht një pjesë e tyre janë restauruar gjatë viteve të fundit sërish pa u bazuar mbi ndonjë studim të tillë. Ky projekt duhet të merret në konsideratë për hartimin e planit rikuperues të qytetit të gurtë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML