Premte, 05 Dhjetor 2008 00:04:26

Lexoni versionin Print

Vrau gruan me sëpatë, burg pa afat 43-vjeçarit

5 korrik, ora 17.35- Dibër- “Burg pa afat” është masa e sigurisë, vendosur sot për 43-vjeçarin, Lazam Tafa nga fshati Kastriot i Dibrës, pasi akuzohet për vrasjen e qëllimshme të gruas së tij me sëpatë.

Gjergj Marku
Shtune, 05 Korrik 2008 17:29:00

Dibër- “Burg pa afat” është masa e sigurisë, vendosur sot për 43-vjeçarin, Lazam Tafa nga fshati Kastriot i Dibrës, pasi akuzohet për vrasjen e qëllimshme të gruas së tij me sëpatë.

Në seancën gjyqësore për masën e arrestit trupi gjykues i është përgjigjur kërkesës së prokurorit për masën e arrestit burg pa afat në mënyrë që të thellohet hetimi rreth shkaqeve të vrasjes së kryer nga i pandehuri Tafa.

Ky i fundit në pyetjet e bëra, ka thënë se nuk mbante mend asgjë, dhe nuk e kuptonte se si dhe pse e kreu vrasjen. Ndërkohë që është argumentuar fakti se edhe para vrasjes edhe pas vrasjes së bashkëshortes ai ka tentuar vetëvrasjen e tij në shtyllën elektrike në oborr të shtëpisë, por që të dyja herët korenti e ka hedhur në tokë duke ia kursyer jetën.

Sipas hetuesve njëra nga pistat, pos depresionit të pretenduar nga i pandehuri, do të hetohet dhe për xhelozinë që ai mund të ketë pasur kundrejt bashkëshortes së tij, infermiere e fshatit.

Ai e vrau gruan e tij në mesin e natës së para dy ditëve, ndërsa ajo ishte në gjumë. U ngrit për tu vetërvarur në shtyllën elektrike, por u hodh në tokë nga korrenti sapo e kishte kapur e dorë. Më pas ka marrë një sopatë dhe e ka qëlluar gruan në sallonin ku flinte, vrasje të cilën e kreu në një mënyrë të fshehtë për fëmijët që të mos e dëgjonin në dhomën tjetër ku flinin të tre sëbashku.

Pasi ka kryer krimin e ka nxjerrë vetë në oborr gruan e tij dhe më pas tentoi sërish vetëvrasjen në shtyllën elektrike, por kësaj radhe iu këput teli, ndërsa më pas është drejtuar tek shtëpia e vëllait duke i rrëfyer për krimin që kishte kryer.

Ka qenë i vëllai që njoftoi policinë, e cila ka kryer arrestimin e tij, ndërsa sot është dhënë masa e arrestit për një hetim më të plotë të tërë ngjarjes dhe motiveve që e kanë çuar

43-vjeçarin nga fshati Kastriot i Dibrës në këtë krim makabër në familje.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML