Marte, 07 Tetor 2008 01:40:27

Lexoni versionin Print

Shpërthen bombula e gazit, digjet shtëpia

5 korrik, ora 17.56- Shkodër- Një banesë në një fshat të Shkodrës është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të një bombule gazi.

Anila Dushi
Shtune, 05 Korrik 2008 17:54:00

Shkodër- Një banesë në një fshat të Shkodrës është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të një bombule gazi. Lajmi bëhet i ditur nga forcat e zjarrfikëses, të cilat të lajmëruar nga banorët e zonës kanë shkuar me urgjencë në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Nga të dhënat e para mësohet se në flakë është shtëpia e Prek Lleshit, nga fshati Pistull i Shkodrës. Banesa ndodhet në kodër, pak e izoluar dhe rruga deri aty mësohet se është e vështirë.

Sipas sinjalizimit të banorëve, në banesë vetëm pak minuta më parë është dëgjuar një shpërthim, e më pas janë parë flakë e tym. Fqinjët kanë kërkuar ndihmë dhe në drejtim të vendit po shkojnë edhe forca të policisë.

Paraprakisht nuk bëhen të ditura dëmtime në njerëz, por mendohet se ka vetëm dëme materiale. Megjithatë, pritet që të izolohet vatra e zjarrit për të shmangur përhapjen e më pas do të punohet për zbardhjen e shkaqeve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Rohan: Ndarja e Kosovës s’është zgjidhje

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës,

Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojë votat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni pas kthimit nga Nju

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML