Sektori kundër krimit të organizuar ka bërë të mundur mbrëmë identifikimin e një mjeti tip Ford, me targa Tr 7844 M me të cilin po udhëtonin persona që kishin për qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga zona mbi fshatin Vernik të rrethit të Devollit, me destinacion shtetin Grek, të drejtuar nga një udhërrëfyes.
Pas verifikimit dhe ndjekjes në mënyrë të organizuar u bë e mundur kapja në flagrancë e 7 personave, të cilët ishin nga Fushë Kruja, nga Kamza, Libonik i Korçës nga Kukësi dhe Bilishti.
Sipas burimeve nga drejtoria e policisë së qarkut Korçë rezulton se këta shtetas përkundrejt shumës 800-900 euro që do tua jepnin Fatjon Seferit, dhe Marjol Hoxhës do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme drejt shtetit grek. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet tip Benc me targa Dv 1757 A dhe 5 telefona celular.