Është zhvilluar në fshatin Voskopojë një takim kombëtar me temë: Agroturizmi në Qarkun e Korçës. Në këtë takim ku ka marrë pjesë dhe ministri i Bujqësisë Jemin Gjana janë promovuar resurset turistike të fshatit të Korçës si dhe problematikat që dalin në zonat turistike kryesisht në Infrastrukturë. Është vlerësuar rajoni i Korçës si një nga rajonet me potenciale të shumta turistike duke u përmendur krahas fshatit turistik Voskopojë dhe fshatit Dardhë, Vithëkuq dhe Lin i Pogradecit. Në këtë takim Gjana ka nënvizuar mbështetjen financiare për zhvillimin e agroturizmit në zonat malore.
Në fund janë bërë vizita në shtëpitë agorturistike të Voskopojës si dhe është shfaqur një film i titulluar :Agroturizmi në Qarkun e Korçës.