Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:13:43

Lexoni versionin Print

Autoshkollat: Do rrisim çmimin, është rritur nafta

19 korrik, ora 17:20 - Pronarë të autoshkollave në kryeqytet janë shprehur se janë gati të rrisin çmimnin e marrjes së patentës pas rritjes së çmimit të naftës.

Shekulli Online
Shtune, 19 Korrik 2008 17:17:00

Pronarë të autoshkollave në kryeqytet janë shprehur se janë gati të rrisin çmimnin e marrjes së patentës pas rritjes së çmimit të naftës.
Gëzim Kurti, pronar i një autoshkolle tha se: “aktualisht një kursant duhet të paguajë 35000 lekë për regjistrim në autoshkollë, por kjo shifër mund të rritet, për shkak të rritjes së çmimit të naftës në treg”.
Gjithashtu mësohet se ka ndryshuar edhe procedura e marrjes së patentës. Një kursanti tani do ti duhen 60 ditë për të marrë patentën dhe jo 30 siç ishte më parë.

Asnjë i interesuar që ndjek kursin për marrjen e lejes së drejtimit të patentës nuk mund të provojë aftësitë e tij në timon, nesë nuk kalon provimin e teorisë.

     Ndryshe nga më parë, kur teoria dhe praktika për marrjen e patentës kryehej paralelisht, çdo kursanti i duhet fillimisht të ushtrohet në teori dhe pasi e kapërcen këtë test ai mund të ushtrohet në praktikë.

     Rregullat për t’u pajisur me një patentë u ndryshuan me një vendim të Këshillit të Ministrave, vendim që u morr të mërkurën e kësaj jave dhe që pritet të zbatohet pas botimit në Fleteron Zyrtare.

     Sipas rregullave të reja, i interesuari për marrjen e patentës do të ushtrohet më parë në teori, proces që zgjat 30 ditë dhe më pas testohet për njohuritë e marra deri në pesë herë, përgjatë dy viteve pas regjistrimit në kurs, nga 3 herë që ka qenë më parë testi i njohurisë. Nëse nuk e kalon testin e teorisë ai nuk mund të ushtrohet në praktikë, (në timon), një proces që zgjat gjithashtu 30 ditë.

     Kjo mënyrë e re për marrjen e patentës shihet mjaft pozitivisht nga drejtuesit e autoshkollave, të cilët gjykojnë se shpesh herë kursantët e anashkalonin  pjesëmarrjen në leksionet e teorisë.
    
     Gjithashtu, me vendimin e ri të qeverisë, janë pakësuar dhe dokumentet e nevojshme për rregjistrim.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • besmir: - 08-29-08
    pershendetje

    kjo rregullorja eshte shume e mire pasi po na fikun patentat e 500 mi lekshit pa shku ne kurs fare marrin patenten me 500 mi lek dhe na fiken ne tjereve jane bere aksidentet per cdo di tnga keta debilat,duhet si ne kohe te enverit qe te mos kemi me gjera te tilla

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML