Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë në Qarqet Tiranë, Korçë, Fier dhe Vlorë, përfunduan me sukses operacionin e koduar ”Korridor i lirë”, i cili rezultoi me arrestimin 10 shtetasve për ndihmë trafikimit të qenieve njerëzore.
Në njoftimjin përe shtyp të bërë nga Policia e shtetit bëhet të ditur se shtetasit e arrestuar janë Leonard Belortaja, 32 vjeç, Artur Likollari, 42 vjeç, Altin Qatipi, 30 vjeç, Edmond Tollkuçi, 35 vjeç,Manol Xhamia, 48 vjeç, Ilir Çipi, 38 vjeç, Mihal Shuli, 47 vjeç. Ndalimi i këtyre personave u bë mbi bazën e Urdhër- ndalimit të Prokurorëve të njësisë Taks Force, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv nga punonjës që ushtrojnë funksione publike” , “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi”, “Fallsifikim i pasaportave, vizave formularëve”, “Fallsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash” të kryera në bashkëpunim.
Gjithashtu, po me urdhër të kësaj njësie është bërë edhe ndalimi i tre punonëjsve të policisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe konkretisht i shtetasve:Ismet Rroqi, 29 vjeç, përgjegjës turni, Sefer Çollaku, 50 vjeç, kontrollor në PKKdhe Rajmondi Duro, 40 vjeç, kontrollor.
Të gjithë këta persona kanë rezultuar pas disa muaj hetimesh, pjesë e një rjeti të mirëorganizuar për kalimet e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali, të cilëve u merrnin si shpërblim shumën prej 2000 eurosh. Rrjeti siguronte fallsifikimin e dokumentave të ndryshëm si pasaporta, viza, certifikata, leje qëndrimi e çdo lloj dokumenti tjetër që nevojitej.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të mësipërm, u gjetën dokumenta shkresore që vëtetojnë plotësisht aktivitetin e tyre kriminal, si pasaporta, kompjutera, certifikata personale dhe familjare në emër të personave të ndryshëm, fotografi e dokumenta të tjera të fallsifikuara.Gjithashtu, janë sekuestruar 6 automjete që përdoreshin nga këta persona për lëvizjen e shtetasve të ndryshëm jashtë Shqipërisë, 20 pasaporta, 12 celularë etj.Ndërkohë që sipas policisë, hetimi për zbardhjen e plotë të këtij trafiku nuk është mbyllur ende./s.sh.//a.gj/