Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:33:19

Lexoni versionin Print

Nafta bie me 20 $, tek ne vetëm rritje

Edhe pse çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie me gati 20 $ në tregjet financiarë, tregu ynë i karburanteve njeh vetëm rritje.

Shekulli Online
Merkure, 23 Korrik 2008 09:30:00

Edhe pse çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie me gati 20 $ në tregjet financiarë, tregu ynë i karburanteve njeh vetëm rritje. Bursat ndërkombëtare kanë shënuar nivelin prej 123.65 $ për fuçi, çmimin më të ulët të gjashtë javëve të fundit, duke i ardhur kështu në ndihmë konsumatorëve. 

Por pavarësisht luhatjeve në tregje, tregu shqiptar reflekton vetëm nivelet rekord të çmimeve të naftës, çka do të thotë se kur kjo e fundit shënon ulje, ne jemi të paprekshëm, pasi kompanitë nuk ndikohen nga luhatjet.

Disa prej analistëve shprehen se çmimet e larta janë të shkaktuara nga vetë fuqitë e mëdha, të cilave me këto çmime u intereson më shumë të eksportojnë naftë në nivele rekord çmimesh, sesa ta përdorin këtë të fundit për konsum të brendshëm, për vetë faktin se çmime të tilla, sjellin nivele rekord të ardhurash. Ndërkaq, nafta në tregun vendas shitet me 170 dhe 167 lekë/litër, cilësia D1 dhe D2.  


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML