Hene, 08 Shtator 2008 12:41:25

Lexoni versionin Print

Të huajt, kurse për mësimin e shqipes

Tiranë- Ministria e Arsimit ka miratuar sot kurset “Gjuha shqipe për të huajt”.

Bruna Prifti
Merkure, 23 Korrik 2008 19:20:00

Tiranë- Ministria e Arsimit ka miratuar sot kurset “Gjuha shqipe për të huajt”. Kursi do të zhvillohet nga 1 shtator -30 shtator 2008 në Universitetin e Tiranës, ku 35 të rinj, studentë nga e gjithë bota do të kryejnë një kurs veror të mësimit të gjuhës shqipe.

“Ashtu si çdo vit, kursi do të organizohet nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe regjistrimet janë individuale”- thanë burimet e ministrisë.

Mësimi do të zhvillohet nga e hëna deri të premten me leksione nga fusha e gjuhësisë shqipe, letërsisë, historisë, kulturës shqiptare, por edhe praktikë në gjuhë shqipe, vizita të ndryshme ku mund të njihen me kulturën e vendit dhe të ushtrojnë shqipen e folur.

Kursi do të zhvillohet i ndarë në tre nivele: fillestar, i mesëm, i lartë, sipas përvojës së viteve të kaluara dhe sipas njoftimeve të deritanishme nga MASH e UT-së.

“Shoqëria e Trajtimit të Studentëve Nr.1 Tiranë, Qyteti Studenti, do të sigurojë akomodimin dhe shërbime të tjera për pjesmarrësit gjatë ditëve të zhvillimit të kursit”- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se financimi për zhvillimin e tyre do të bëhet nga MASH-i, me një vlerë prej 70 mije eurosh.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML