Elbasan- Digjen disa hektarë me shkurre dhe pemë frutore në fshatin Selitë, të komunës Mollas në Rrethin e Elbasanit. Ndërkohë që në Linas, era e fortë ka dëmtuar disa hektarë sera me perime.
Zjarri ka rënë gjatë natës dhe ka djegur plotësisht 1.5 hektarë me pemë frutorë si ullinj, kumbulla dhe arra. Mësohet se janë dëmtuar rreth 50 rrënjë pemë. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin ku është regjistruar zjarri duke ndërhyrë për shuarjen e tij.
Dyshimet e para kanë rënë mbi një zjarrvënie të qëllimshme. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhuar autorët e zjarrvënies.
Ndërkohë banorët e Linasit të përballur me stuhinë e fuqishme kanë kërkuar ndërhyrjen e prefekturës dhe të komunës për t’i ndihmuar pasi dëmet nga fatkeqësia natyrore kanë qenë të ëmdha. Si pasojë e erës është thyer edhe një shtyllë e tensionit elektrik dhe janë dëmtuar lehtë disa çati shtëpish.